Lajme

Haxhiu: Buxheti i vitit 2027 nuk është zhvillimor, por konsumues

Autori: Gazeta inFokus 17:04 | 19 November 2026

Deputetja e Aleancës, Teuta Haxhiu, ka kritikuar projektbuxhetin për vitin 2027, duke e cilësuar atë si buxhet konsumues dhe jo zhvillimor.

Gjatë seancës së Kuvendit, ku po diskutohet projektbuxheti i vitit të ardhshëm, Haxhiu tha se buxheti i planifikuar në vlerë prej mbi katër miliardë eurosh nuk parasheh investime të mjaftueshme për zhvillimin e vendit.

Ajo theksoi se AAK-ja do të japë kontributin e saj gjatë shqyrtimit të projektligjit mes dy leximeve.

-Advertisement-

“Ky buxhet nuk është zhvillimor, është buxhet konsumues. Nuk është paraparë sa ka rritje të importit. Aty ku duhet të ketë zhvillim dhe investime, normal që ju si Qeveri ngecni”, deklaroi Haxhiu.

Ajo përmendi edhe inflacionin prej 7.8 për qind për vitin 2027, duke thënë se kjo nënkupton zvogëlim real të buxhetit.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy