Lushtaku kundërshton Projektbuxhetin 2027: Qytetarët po varfërohen
Autori: Gazeta inFokus
17:01 | 19 November 2026
eputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, në emër të Grupit Parlamentar të këtij subjekti politik e ka kritikuar Projektbuxhetin për vitin 2027, duke vënë në pikëpyetje realizimin e investimeve kapitale, përmbushjen e premtimeve qeveritare dhe ndikimin e rritjes së buxhetit në mirëqenien e qytetarëve.Lushtaku ka thënë se buxheti prej rreth 4 miliardë e 270 milionë eurosh nuk duhet të vlerësohet vetëm për nga shuma, por edhe nga rezultatet që sjell për qytetarët.
“Qeveria e paraqet këtë shumë si dëshmi të suksesit ekonomik. Por pyetja është: a po rritet mirëqenia e qytetarëve po aq sa po rritet edhe buxheti i shtetit? Sepse qytetari nuk jeton me miliarda në letër, por me pagën, pensionin, çmimin e ushqimeve dhe faturat e larta të energjisë elektrike”, ka deklaruar Lushtaku.Ai i është drejtuar kryeministrit Albin Kurti duke thënë se pas disa vitesh në qeverisje, është koha që të jepen llogari për premtimet e parealizuara.
“Ku janë 160 çerdhet që premtuat? Ku janë 4.000 banesa për familjet e reja? Ku janë hekurudhat e modernizuara dhe rrugët që premtuat se i përfundoni? Dhe mbi të gjitha, ku është zhvillimi ekonomik që do t’i mbante të rinjtë në Kosovë?”, ka pyetur deputeti i PDK-së.Një pjesë të rëndësishme të fjalës së tij, Lushtaku ia ka kushtuar investimeve kapitale. Ai ka përmendur të dhënat e Institutit GAP, sipas të cilave gjatë viteve 2021–2024 investimet kapitale të realizuara kanë qenë rreth 1 miliard euro më të ulëta sesa planifikimet.
Sipas tij, në vitin 2025 janë realizuar rreth 720 milionë euro investime kapitale, ndërsa për vitin 2027 janë planifikuar 1 miliard e 70 milionë euro.Lushtaku ka vënë në pikëpyetje kapacitetet e Qeverisë për realizimin e kësaj shume.
“Pra, planifikohen rreth 49 për qind më shumë sesa kanë realizuar në vitin 2025. Kryeministër, me cilët ministra, me cilët zyrtarë, me cilat ekipe do t’i realizoni këto projekte, këto planifikime që i keni bërë?”, ka pyetur ai.Si shembull të projekteve të vonuara, deputeti ka përmendur autostradën Prishtinë–Gjilan, për të cilën, sipas tij, ishte premtuar përfundimi në vitin 2023, e më pas në vitin 2024, por që ende nuk ka përfunduar.
Ai ka kritikuar edhe zvarritjen e projekteve sportive dhe të stadiumeve.Lushtaku ka ngritur pikëpyetje edhe për ndarjet buxhetore për Unazën e Prishtinës dhe Rrugën e Dukagjinit. Sipas tij, projekti i Unazës së Prishtinës, me vlerë prej 61 milionë eurosh, ka vetëm 1 milion euro të planifikuar për vitin 2027, ndërsa e njëjta shumë është paraparë edhe për Rrugën e Dukagjinit.
“A po planifikoni investime për t’i realizuar ato apo për t’i treguar dhe për t’i përdorur në fushatat e ardhshme?”, ka deklaruar Lushtaku.Ai ka rikujtuar edhe premtimin për banim të përballueshëm për 4.000 familje përmes skemave 120 me 120 dhe 150 me 150, duke thënë se këto zotime nuk janë përmbushur.
“Një çift i ri nuk hyn në banesë me memorandum bashkëpunimi dhe nuk paguan qiranë me konferenca për shtyp. Familjet kanë nevojë për çelësa banesash e jo për afate të reja”, ka thënë ai.Sipas Lushtakut, edhe projektet për modernizimin e hekurudhave kanë mbetur prapa, ndërsa infrastruktura duhet të shihet si mundësi për investime dhe zhvillim ekonomik.
Deputeti i PDK-së ka kritikuar edhe atë që e ka cilësuar si dallim ndërmjet rritjes nominale të buxhetit dhe ndikimit real në fuqinë blerëse të qytetarëve.Ai ka thënë se, ndonëse Qeveria flet për rritje të buxhetit prej 7.5 për qind, krahasuar me buxhetin e rishikuar të vitit 2026 rritja është 4.86 për qind. Duke përmendur inflacionin e parashikuar prej 4 për qind, Lushtaku ka vlerësuar se rritja reale e shpenzimeve është rreth 0.83 për qind.
Ai ka ngritur gjithashtu çështjen e rritjes së të hyrave nga TVSH-ja, të cilat sipas tij planifikohen të rriten për afër 197 milionë euro.“Kryeministër, sa nga kjo rritje vjen nga zhvillimi ekonomik dhe sa nga çmimet më të larta që i paguajnë vetë qytetarët nëpër shitore, nëpër dyqane të ndryshme? Nuk është sukses ekonomik kur shteti mbledh më shumë para dhe ndërsa qytetari ka një më pak fuqi blerëse”, ka deklaruar ai.
Lushtaku ka përmendur edhe vërejtjet që, sipas tij, Asociacioni i Komunave të Kosovës i ka ngritur për Projektbuxhetin 2027.Ai ka thënë se granti i përgjithshëm zvogëlohet për rreth 9 milionë euro, ndërsa granti për shëndetësi për 1.66 milionë euro. Sipas tij, këto dy kategori së bashku kanë rreth 10.65 milionë euro më pak.
Deputeti ka thënë se komunat vazhdojnë të kërkojnë edhe grantin e katërt, për të cilin, sipas tij, Qeveria kishte dhënë premtime.Ai ka përmendur gjithashtu se, sipas analizës së projektbuxhetit, 66 projekte figurojnë me zero euro për vitin 2027. Në mesin e tyre, sipas tij, janë disa projekte të çerdheve në Ferizaj, Gjilan, Pejë, Podujevë dhe Prizren.
Lushtaku ka veçuar edhe projektin shëndetësor në Viti, me vlerë prej 2.65 milionë eurosh, për të cilin ka thënë se në vitin 2027 janë paraparë vetëm 50 mijë euro.“Kryeministër, pacienti nuk mund të presë pafundësisht, as prindi që ka nevojë për çerdhe, as komuna që ka nevojë për shkolla apo për qendra të shëndetësisë”, ka thënë Lushtaku.
Në fjalën e tij, deputeti i PDK-së ka kritikuar edhe politikat ekonomike ndaj bizneseve, duke përmendur çmimet e energjisë, konkurrencën nga importi dhe pasigurinë për kostot e prodhimit.Ai ka thënë se liberalizimi i tregut të energjisë ka rënduar pozitën konkurruese të ndërmarrjeve të prekura.
Duke iu referuar të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, Lushtaku ka deklaruar se nga viti 2022 deri në vitin 2025 rezidentët e Kosovës kanë realizuar mbi 915 milionë euro investime direkte jashtë vendit.“Kjo dëshmon se qytetarët dhe bizneset kanë kapital për të investuar, por ku janë politikat e qeverisë suaj për ta bërë Kosovën vend më tërheqës për këtë kapital? Ku është energjia e përballueshme, mbështetja për prodhimin vendor dhe siguria për investitorët?”, ka pyetur ai.
Sipas tij, Kosova ka nevojë për një ekonomi që prodhon dhe eksporton, e jo vetëm për një ekonomi që konsumon dhe importon.Lushtaku ka ngritur shqetësimin edhe për emigrimin e qytetarëve. Ai ka thënë se gjatë viteve 2020–2025 për shtetasit e Kosovës janë lëshuar mbi 250 mijë leje qëndrimi në vendet e Bashkimit Evropian.
“Përgjegjësia politike për krijimin e kushteve që qytetarët të ndërtojnë një të ardhme në Kosovë është e juaja dhe e qeverisë që ju drejtoni”, i është drejtuar ai kryeministrit Kurti.Ai ka shtuar se largimi i të rinjve të arsimuar përbën një nga humbjet më të mëdha për vendin.
“Sepse humbja më e madhe për Kosovën nuk është një projekt i parealizuar; është një i ri i arsimuar që largohet sepse nuk e sheh të ardhmen e tij në vendin e vet”, ka deklaruar Lushtaku.Në pjesën përmbyllëse të fjalës, Lushtaku ka thënë se PDK-ja nuk është kundër ndihmave sociale, shtesave për fëmijë apo mbështetjes për pensionistët, por ka vlerësuar se këto masa nuk mund ta zëvendësojnë zhvillimin ekonomik.
“Një politikë e mirë sociale ndihmon qytetarin në vështirësi, një politikë e mirë ekonomike i jep mundësinë që të mos mbetet vazhdimisht i varur nga ndihma”, ka thënë ai.Sipas tij, projektbuxheti duhet të orientohet më shumë drejt punësimit, pagave dinjitoze, banimit të përballueshëm dhe zhvillimit të bizneseve e prodhimit vendor.
Në emër të PDK-së, Lushtaku ka bërë të ditur se partia do të japë kontributin e saj ndërmjet dy leximeve të projektligjit dhe do të propozojë amendamente për investimet kapitale, komunat, shëndetësinë, arsimin dhe prodhimin vendor.“Por problemi i këtij projektbuxheti nuk është vetëm planifikimi i dobët financiar; është mungesa e rezultateve dhe e premtimeve të mëparshme, besueshmëria e ekipit politik që duhet t’i realizojë dhe mungesa e zgjidhjeve të qëndrueshme për problemet e qytetarëve”, ka deklaruar Lushtaku.

T� tjera
-
Haxhiu: Buxheti i vitit 2027 nuk është zhvillimor, por konsumues
Deputetja e Aleancës, Teuta Haxhiu, ka kritikuar projektbuxhetin për vitin 20...
-
Buxheti 2027, Abdixhiku: Jemi të fundit në Evropë, në ekonomi, në arsim, në teknologji
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka kritikuar proj...
-
Kurti paralajmëron diskutime dhe vendime të reja për të ardhmen energjetike të Kosovës
Kryeministri Albin Kurti, duke folur në Kuvendin e Kosovës për situatën me en...
-
Kurti prezanton buxhetin 2027: 4.27 miliardë euro
Kryeministri Albin Kurti ka prezantuar në Kuvend Projektbuxhetin për vitin 20...
-
21 vjet burgim dhe 31 mijë euro gjobë për 83 kilogramët e heroinës – tre të dënuar, dy të tjerë lirohen nga akuza
Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me gjithsej 21 vjet burgim tre perso...
-
Rama i përgjigjet Kurtit: Qeveria është përgjegjëse për dështimin e “Lojërave Mesdhetare”, qeveria qeveria, është qikaq e thjeshtë
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ndaj deklarimeve të kryemini...
-
Rasti në Suharekë: Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin
Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit n...
-
Tri zyrtare kosovare diplomojnë në Akademinë Kombëtare të FBI-së, Kosova prin me numrin e të diplomuarve në nivel global
Tri zyrtare nga Kosova kanë diplomuar në Akademinë Kombëtare të FBI-së, ka nj...
-
Lladrovci: Libri “Revolta e Syzifit” kushtuar Masakrës së Poklekut dëshmon gjenocidin serb ndaj shqiptarëve
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti sot në takim, veprimta...
-
Kryen tetë vjedhje në Fushë-Kosovë, tre të arrestuar për mbi 60 mijë euro dëme
Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar për së paku tetë raste ...
-
Haxhiu: Jam pranë Jakup Krasniqit, do të vazhdojmë betejën në Apel
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas vizitës së J...
-
Musliu e pyet nëse ende mendon se “familjarët janë për dasma”, Kurti: S’do të thotë t’i persekutojmë apo t’i largojmë nga Kosova
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu e pyeti kryeminis...




































