Lajme

Alarm për dronë në aeroportin e Xhenovas në Itali, mbyllet për dy orë

Autori: Gazeta inFokus 08:11 | 20 November 2026

Një alarm për dron u lëshua në Aeroportin e Xhenovës mbrëmjen e djeshme, duke detyruar aeroportin Cristoforo Colombo të mbyllej për dy orë.

Në orën 20:10, u lëshua një ndalim fluturimesh për hapësirën ajrore përreth aeroportit, i cili u hoq pak pas orës 22:00 pasi u kryen të gjitha kontrollet.

Sipas mediave italiane, stafi i kullës së kontrollit të trafikut ajror vuri re dy dronë dhe ndaloi ngritjen e një avioni të ITA Airways që fluturonte për në Romë. Ai u bllokua në pistë pa leje për ngritje, ku pasagjerët u zbritën dhe më pas hipën përsëri në bord. Më pas edhe fluturime të tjera u vonuan.

-Advertisement-

Prania e mundshme e dronëve u raportua në lindje dhe perëndim të pistës.

Policia dhe Autoriteti Kombëtar i Aviacionit Civil i Italisë po hetojnë origjinën e mjeteve ajrore pa pilot, të cilat më vonë u zhdukën nga radari.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy