Lajme

Vushtrria synon tërheqjen e investimeve nga diaspora

Autori: Gazeta inFokus 09:43 | 01 March 2019

Kryetari i Komunës së Vushtrisë, Xhafer Tahiri tha se nuk kanë zgjidhet çdo problem i qytetarëve, por po mundohen që brenda kompetencave që i ka komuna të jenë sa më afër qytetarëve.

“Ne po punojmë, kemi ofruar shumë shërbime të mira administrative, por punojmë edhe në infrastrukturë, do të kemi komunë edhe të hapur edhe në kuptimin fizik”, tha Tahiri sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës.

Sipas tij po mundohen të realizojnë premtimet që i kanë bërë.

-Advertisement-

“Ne po punojmë në shumë fusha, në arsim kemi rritur buxhetin për 40%, në shëndetësi kemi bërë investime, po punojmë që të kemi lehtësira për zhvillim ekonomik dhe krijim të vendeve të reja të punës”, tha ai.

I pari i Vushtrisë bëri me dije se Komuna e Vushtrisë synon tërheqjen e investime nga diaspora, pasi që ato investime janë shumë me rëndësi.

AI ka folur edhe për zonën ekonomike, kurse për Tregun e Vushtrisë do të marrin modelin e Tiranës. Edhe për Stacionin e Autobusëve, sipas Tahirit do të kenë angazhim që të nderohet ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera