Vuçiq: Nëse Kosova vazhdon të shkelë marrëveshjen për targat, ne do të hakmerremi

Autori: Gazeta inFokus
16:28 | 13 April 2023
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq deklaroi në takimin në Rashkë me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova, se do t’i propozohet qeverisë serbe, që të nxjerrë konkluzione për shkeljen e marrëveshjes për targat.
Vuçiq u shpreh se nëse Prishtina vazhdon të pengojë lirinë e lëvizjes së serbëve në Kosovë, Beogradi do të marrë masa arbitrare ndaj atyre që i kanë automjetet me targa RKS.
“Të kërkohet një përgjigje urgjente nga BE-ja dhe organet dhe institucionet e tjera ndërkombëtare në mënyrë që institucionet në Prishtinë menjëherë t’i japin fund shkeljes së marrëveshjes për targat dhe të mundësojnë lirinë e plotë të lëvizjes për serbët, automjetet e të cilëve përdorin targa të ligjshme dhe legjitime, targat e Republikës së Serbisë. Dhe asgjë nuk po kërkojmë më shumë se Prishtina të veprojë sipas marrëveshjeve nga dialogu, por edhe të gjitha dokumenteve tjera relevante juridike ndërkombëtare”, theksoi ai.
Sipas tij, ekipi negociator serb është i autorizuar që në përputhje me të drejtat e garantuara palës serbe me marrëveshjet e mëparshme për tabelat, të bëjë përpjekje shtesë për të gjetur një zgjidhje kompromisi për atë çështje.
“Në rast se ata e refuzojnë këtë zgjidhje kompromisi dhe vazhdojnë të pengojnë lirinë e lëvizjes së serbëve dhe qytetarëve të tjerë që përdorin targa legale dhe legjitime të Republikës së Serbisë, pala serbe do të hakmerret me masa të konsiderueshme dhe adekuate”, nënvizoi Vuçiq.

Të tjera
-
N1: Bislimi e Petkoviq sot në Bruksel – negociatori serb thotë se do të ketë edhe takim të përbashkët
Kryenegociatori serb, Petar Petkoviq, nga Brukseli ka publikuar një fotografi...
-
Sulmi në Austri, edhe një kosovare e vd*kur!
Një sulm vdekjeprurës ka ndodhur në një shkollë në Graz të Austrisë. B...
-
“Vetne Albinin”, Faton Peci kandidat për kryetar të Mitrovicës? Flet Agim Bahtiri
Sot u raportua se Lëvizja Vetëvendosje do të vendosë ministrin në detyrë të b...
-
Ilir Ferati sërish kandidat për kryetar të Istogut: Na duhet dhe një mandat për të finalizuar punët e mira
Ilir Ferati, kryetar aktual i Komunës së Istogut, do të jetë sërish kandidat ...
-
Besnik Bislimi ftohet në Prokurorinë Speciale për rastin e Faton Pecit
Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi është ftuar nga Prokuroria Spe...
-
AP shkruan se Bujar Bukoshi ka vdekur në Gjermani – atje po trajtohej me ndihmën financiare të Shqipërisë
Bujar Bukoshi, ish-lider i pavarësisë së Kosovës i cili për cite të tëra e dr...
-
Kurti deklarohet për takimin e djeshëm me Hamzën, tregon çfarë u diskutua
Kryeministri në largim, Albin Kurti, tha se gjatë takimit me kandidatin për k...
-
Kryetari i degës se LVV-së reagon pas gjuajtjes me vezë ndaj eskortës se Kurtit, akuzon Sami Lushtakun
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe ministrja në detyrë e Arsimit, Shkenc...
-
Hetimet ndaj tij u shtynë 3 muaj, reagon Meta: Sot duhej të mbylleshin, ka zero fakte dhe prova
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pasi SPAK vendosi të shtyjë me...
-
ChatGPT jashtë funksionit
Shërbimi ChatGPT i OpenAI është aktualisht jashtë funksionit për disa përdoru...
-
KMDLNJ: Serbia ka shpeshtuar arrestimin e qytetarëve të Kosovës
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ) ka reagua...
-
Muharremi për Qeverinë në detyrë: Qysh me i përshkru ata që me sadizëm ndëshkojnë ekonominë e vet?
Njohësi i politikave ekonomike, Shenoll Muharremi ka thënë se qeveria në dety...