Fokus

“Vetne Albinin”, Faton Peci kandidat për kryetar të Mitrovicës? Flet Agim Bahtiri

Autori: Gazeta inFokus 14:58 | 10 June 2025

Sot u raportua se Lëvizja Vetëvendosje do të vendosë ministrin në detyrë të bujqësisë nga Lista Guxo, Faton Pecin kandidat për kryetar të Mitrovicës.

Mirëpo si duket për këtë nuk është në dijeni ish kryetari i kësaj komune nga LVV-ja, Agim Bahtiri.

“Vetne Albinin.. Nuk e di nuk kam informacion”, ka thënë shkurt Bahtiri për Gazetën Infokus.

-Advertisement-

Ndërsa i pyetur nëse ka mundësi që të jetë ai edhe një herë tjetër kandidat për kryetar, Bahtiri nuk ka pranuar të përgjigjet duke e mbyllur telefonin.

Sot në media u raportua edhe se Hajrullah Çeku është njëri nga emrat që po diskutohet si kandidat i LVV-së për kryetar të Prishtinës. Infokusi ka kontakuar Çekun por i njëjti nuk ka qenë i qasshëm.

Zgjedhjet lokale me vendim të presidentes, Vjosa Osmani pritet të mbahen me 12 tetor të vitit 2025.

Deri më tash LVV dhe AAK janë dy partitë që kanë zyrtarizuar nga 7 kandidatë, kurse LDK, PDK dhe PSD nga dy kandidatë./Gazeta Infokus

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Oferta ekstreme e majit – dyshek memory 100€ më lirë!
-Advertisement-

Të tjera