Lajme

Kurti deklarohet për takimin e djeshëm me Hamzën, tregon çfarë u diskutua

Autori: Gazeta inFokus 13:46 | 10 Qershor 2025

Kryeministri në largim, Albin Kurti, tha se gjatë takimit me kandidatin për kryeministër nga PDK-ja dhe kryetarin e komunës, Bedri Hamza, janë diskutuar vetëm çështje bashkëpunimi në shërbim të qytetarëve dhe jo ndonjë marrëveshje politike për formimin e qeverisë.

“Kemi thënë në komunikatën tonë. Bashkëpunimin në shërbim të qytetarëve të të dy komunave, të dy anëve të lumit të Ibrit,” tha Kurti.

Deklaratën e bëri pas 147- vjetorit të themelimit të Lidhjes së Prizrenit.

-Advertisement-

Dje Zyra e Kryeministrit tha se Kurti bashkë me ministrin në dorëheqje të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka takuar në zyrat e tyre respektive kryetarin e Mitrovicës së veriut, Erden Atiq dhe kryetarin e Mitrovicës së jugut, Bedri Hamza.

Fillimisht ai takoi Atiqin, ndërsa më pas Hamzën “me të cilin diskutuan rreth bashkëpunimit ndërmjet nivelit qendror edhe atij komunal dhe shtyrjen para të nismave e projekteve nga të cilat përfiton komuna dhe qytetarët e saj”.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy