Lajme

Vodhi motor-sharrë, arrestohet 38-vjeçari në Vushtrri

Autori: Gazeta inFokus 09:20 | 30 November 2022

Është arrestuar një 38-vjeçar në Vushtrri pasi në një punishte kishte vjedhur një motor-sharrë.

Policia bën të ditur se të dyshuarit me iniciale A.K., i është gjetur dhe sekuestruar motor-sharra e cila pas procedurave të nevojshme hetimore do t’ i kthehet pronarit.

“Në orët e pasdites së datës 29 nëntor 2022, hetuesit policor në kuadër të Stacionit Policor Vushtrri, kanë arrestuar një person të dyshuar për veprën penale ‘vjedhje’, rast ky i raportuar gjatë ditës se djeshme në Vushtrri. Mbi dyshime të arsyeshme dhe provave të siguruara, është arrestuar i dyshuari: A. K .,38 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, pasi i njëjti dyshohet që dje me datën 29 nëntor 2022, në fshatin Dumnicë të Vushtrrisë, në një punishte ka kryer veprën penale vjedhje, ku i dyshuari kishte vjedhur një motor- sharrë. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thotë policia në njoftim.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera