Lajme

Vlora Çitaku thotë se u kërcënua nga simpatizantë të VV’së, edhe pse s’është deputete fare

Autori: Gazeta inFokus 23:17 | 03 April 2021

Ish-ambasadorja e Kosovës në Uashington të SHBA’së, përmes një shkrimi në llogarinë e saj në facebook, ka thënë se ka marrë mesazhe fyese, kërcënuese e denigruese nga simpatizues të VV’së.

Kërcënimet erdhën pas një shkrimi që bëri pak më parë Citaku, ku shkroi “Republikë nëse mund ta mbash”. E këtë shkrim Çitaku thotë se e bëri për shkak se është e shqetësuar me situatën politike në Kosovë.

Ajo kujtoi se nuk është as deputete e as ministre, megjithatë nga simpatizantë të VV’së mori mesazhe fyese, kërcënuese dhe denigruese.

-Advertisement-

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të Çitakut:

DMTH, e bana një postim komplet të pangarkuar të tipit “ A republic if you can keep it”. Kjo sepse jam vërtetë e shqetësuar me situatën politike në Kosovë sot.

Nuk jam as deputete e as ministre.

Në më pak se 2 minuta kam marrë mesazhe fyese, kërcënuese, e denigruese nga ata që në rrjjete sociale proklamohen si simpatizues të VV-së.

Turp ju qoftë.

DMTH, e bëra një postim komplet të pangarkuar të tipit “ A republic, if you can keep it”. Kjo sepse jam vërtetë e…

Posted by Vlora Citaku on Saturday, April 3, 2021

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera