Lajme

Vjosa Osmani: Në territorin e Kosovës s’do të ketë kurrë më policë e ushtarë të Serbisë

Autori: Gazeta inFokus 13:30 | 09 December 2022

Presidentja Vjosa Osmani, ka thënë se në territorin e Republikës së Kosovës nuk do të ketë kurrë policë dhe ushtarë të Serbisë, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes në postimi në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se kërcënimi i hapur për agresion policor e ushtarak nga ana e Serbisë dëshmon se në atë shtet vazhdon mendësia hegjemoniste.

“Kjo duhet të refuzohet e kundërshtohet qartë nga e gjithë bota demokratike, e cila i dha goditjen më të fuqishme kësaj mendësie pikërisht në vitin 1999”, ka shkruar Osmani.

-Advertisement-

E para e vendit e ka quajtur veprim kriminal plagosjen e policit mbrëmë në veri.

“Plagosja e mbrëmshme e një pjesëtari të Policisë së Kosovës është veprim kriminal dhe i orientuar kundër rendit kushtetues e sovranitetit të Kosovës si dhe kundër veprimeve për sundim të rendit e ligjit. Gjithashtu, sulmet ndaj gazetarëve përbëjnë cenim flagrant të të drejtës për informim të lirë.

Autorët e këtyre krimeve, urgjentisht të sillen para drejtësisë, ndërkaq institucionet e drejtësisë duhet të veprojnë menjëherë”, ka shkruar presidentja./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera