Lajme

Vjosa Osmani: Fati i Ukshin Hotit është pengu i shoqërisë dhe shtetit tonë

Autori: Gazeta inFokus 12:25 | 16 May 2021

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në 22 vjetorin e zhdukjes së Ukshin Hotit, ka thënë se ai është në listat e të pagjeturve, të cilët janë rrëmbyer dhunshëm nga regjimi gjenocidal serb, shkruan Gazeta Infokus

Osmani deklaroi se fati i Ukshin Hotit është pengu i shoqërisë dhe shtetit tonë.

“Më 16 maj të vitit 1999, atdhetari e mendimtari Ukshin Hoti u lirua nga Burgu i Dubravës. Që prej asaj dite asgjë për fatin e tij, përpos kujtimit të çdovitshëm dhe rëndimit të ndërgjegjes sonë për mendimtarin politik, i cili prej 22-vjetësh vazhdon të mbetet në listat e të pagjeturve, të cilët janë rrëmbyer dhunshëm nga regjimi gjenocidal serb.Fati i Ukshin Hotit është pengu i shoqërisë dhe shtetit tonë, ndaj përpjekja këmbëngulëse për zbardhjen e fatit të tij nuk duhet të pushojë asnjë ditë”, ka shkruar Osmani.

-Advertisement-

Ajo shtoi se zbardhja e fatit të të pagjeturve, të cilët u zhdukën dhunshëm nga regjimi serb, është prioritet./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera