Kulturë

Vjen reagimi i parë nga Yllka Gashi pasi “Zgjoi” nuk u nominua për Oscar

Autori: Gazeta inFokus 16:42 | 08 February 2022

Aktorja e filmit “Zgjoi”, Yllka Gashi ka reaguar pasi ky film nuk u nominua në asnjë kategori për çmimet Oscar.

Ajo ka falënderuar të gjithë ata që u gëzuan për çdo sukses që pati ky film, shkruan Gazeta Infokus.

“Zgjoi” që e punuam me shumë pasion e përkushtim, na hapi dyer e na e mundësoi jo vetëm të kemi shpërthim ndërkombëtar në karrierat tona, por edhe ta promovojmë Kosovën e suksesin e grave të Kosovës! “Zgjoi” na solli gëzim e na bëri krenarë të gjithëve dhe shkroi histori te re për kinematografinë tonë! Ishte dhe mbetet rrugëtim i bukur e i paharruar, për të cilin jam shumë falenderuese!”, ka thënë ajo.

-Advertisement-

Aktorja e mirënjohur ka thënë se është e sigurt që në vitet në vazhdim “Zgjoi’ do të bëjë histori duke u nominuar në edicionet e ardhshme të akademisë.

“Falemnderit shumë që u gëzuat për ne e për dashurinë e përkrahjen e jashtëzakonshme që na e keni dhënë tash e një vit!  Jam e bindur që në vitet në vijim filmi kosovar do të bëjë histori duke u nominuar e fituar në edicionet e ardhshme të Akademisë.  Kosova ka shumë talent e rrëfime autentike të cilat duhet t’i tregojmë!  Edhe njëherë falemnderit nga zemra!”, shkruan Gashi.

Kujtojmë që filmi “Zgjoi” pati sukese të mëdha në vitin 2021, dhe u mirëprit mjaft mirë jo vetëm në Kosovë por edhe jashtë kufijve./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera