Lajme

Vitia: Mostrat e të helmuarve në Deçan do të dërgohen për analizë jashtë shtetit

Autori: Gazeta inFokus 15:32 | 14 July 2021

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në mbledhjen e qeverisë ku po diskutohet për helmimin e qytetarëve në Deçan, ka thënë se mostra të disa pacientëve do të dërgohen jashtë shtetit për analizë.

Kjo sipas të parit të shëndetësisë për shkak se ai lloj analize nuk bëhet në Kosovë, shkruan Gazeta inFokus.

“Një numër i mostrave të cilat pritet të dërgohen jashtë shtetit sepse kjo lloj analize nuk bëhet në Kosovë”, ka thënë Vitia.

-Advertisement-

Ai po ashtu ka njoftuar se do të vazhdohet furnizimi me barna në bazë të nevojës që ka Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Deçan ku po trajtohen pacientët e helmuar./Gazeta inFokus/ 

Albin Kurti nuk merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë, vazhdon qëndrimin në Greqi

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera