Lajme

Vidhen para e bizhuteri në një banesë në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 11:41 | 10 January 2023

Policia e Kosovës (PK) njofton se një grua ka raportuar se persona të panjohur kanë demoluar banesën e saj dhe nga aty kanë vjedhur para dhe bizhuteri.

Policia nuk raporton për të arrestuar, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se persona deri më tani të panjohur kanë demoluar banesën e saj dhe nga aty kanë vjedhur para të gatshme dhe bizhuteri. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit.”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera