Sport

Vidal nuk gjen qetësi, gjobitet 800 mijë euro nga gjykatat gjermane

Autori: Gazeta inFokus 07:06 | 18 October 2018

Nuk ka paqe për mesfushorin kilen, Arturo Vidal, i cili la Bayernin e Mynihut në verë, për t’iu bashkuar Barcelonës për shumën e 28 milionë eurove.

Mesfushori nuk ka gjetur hapësira në formacionin e Valverdes dhe nuk ka ngurruar ta shprehë hapur pakënaqësinë e tij, duke marrë nga pas edhe kritikat e drejtuesve.

Së fundi Vidal është përballur edhe me një gjobë prej 800 mijë eurosh nga autoritetet gjermane, për një incident të ndodhur gjatë kohës kur luante për Bayernin e Mynihut.

-Advertisement-

Pas ndeshjes me Mainzin, më 16 Shtator të vitit të kaluar, Vidal kishte shkaur në një diskotekë së bashku me të vëllanë e tij, ndërsa më pas u përfshi në një sherr.

Mesfushori kilen goditi me një shishe vodka, njërin prej klientëve të lokalit, me të cilin edhe pati zënkën, ndërsa për këtë gjykatat gjermane e dënuan me gjobë prej 800 mijë eurosh.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera