Kuzhina

Veglat e kuzhinës që nuk bën t’i përdorni më shumë se një vit – shkak bakteret

Autori: Gazeta inFokus 09:38 | 04 March 2020

Të gjithë e dijmë rëndësinë e kuzhinës në jetën tonë – anise çdoherë mundohemi ta mbajmë të pastër dhe me të gjitha gjërat e nevojshme ka disa gjëra që duhet të mos i përdorimin gjatë kohë.

Shumica e femrave me vite të tëra përdorin të njëjtat vegla dhe nuk i zëvendësojnë me të reja. Mirëpo, kështu bëjnë gabim të madh dhe pavetëdijshëm dëmtojnë veten pasiqë veglat që janë vatër e baktereve.

Këto janë disa nga to:

-Advertisement-

Leckat e kuzhinës

Në lecka të kuzhinës grumbullohen baktere, pa marrë parasysh a i pastroni duart, enët apo vetëm njollat dhe mbetjet e ushqimit. Prandaj, është me rëndësi që t’i lani më shpesh dhe patjetër një herë në vit t’i zëvendësoni me të reja.

Rendja

Përdoret për artikuj të ndryshëm, nga limoni deri te djathi madje edhe çokollata dhe është shumë e mprehtë. Mirëpo nuk është për t’u përdorur përgjithmonë. Do të duhej një herë në vit t’ia zëvendësoni gërryesen, varësisht nga ajo sa e përdorni. Në këtë mënyrë lehtë do të gërryeni çdo gjë që ju nevojitet.

Dërrasat për prerje

Të drunjta apo plastike, të gjitha dërrasat kanë prerje të imëta nga thikat, ndërsa në to grumbullohen bakteret. Përdorimi i dërrasave të tilla për prerje të artikujve nuk është i sigurt për shëndetin.

Vegla për qërimin e perimeve

Edhe nëse e blini veglën më të shtrenjtë për qërim të perimeve, pas një kohe tehu i saj do të topitet. Prandaj më mirë blini më të lira dhe zëvendësoni një herë në vit me të reja.

Lugët e drunjta

Njësoj si edhe me dërrasën për prerje, në lugët e drunjta do të krijohen plasaritje në të cilat krijohen baktere. Ato janë posaçërisht të rrezikshme, sepse me ndihmën e tyre përziejmë ushqimin, andaj të gjitha bakteret mund të futen në ushqim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera