Lajme

Veç tërmeteve, një shpërthim trondit Tiranën

Autori: Gazeta inFokus 10:11 | 01 December 2019

Lëkundjet e vazhdueshme nuk po lejnë të qetë për një javë radhazi Shqipërinë.

Kështu, shumë qytetarë, vazhdojnë të mos flenë nëpër shtëpitë e tyre, shkruan gazeta inFokus.

Por, veç tërmeteve, orët e para të së dielës, qytetarët e Tiranës, përkatësisht banorët e lagjes Bulevardi Zogu i Parë, janë tronditur edhe nga një shpërthim tritoli.

-Advertisement-

Policia bën me dije se lënda plasëse ka shpërthyer në një lokal, por që fatmirësisht nuk ka pasur pasoja në njerëz, për faktin se lokali në atë orë ishte i mbyllur, shkruan gazeta inFokus.

“Më datë 01.12.2019, rreth orës 03:40,  në Bulevardin Zog i Parë, në afërsi të lokalit me pronësi të shtetasit P.F, ka shpërthyer  një sasi  e vogël lënde e dyshuar plasëse, ku në momentin e shpërthimit nuk ka pasur pasoja në njerëz por veç  dëme materiale. Grupi hetimor  po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit”./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera