Lajme

Vdiq Cen Aliçkaj, Haradinaj: Ishte ndër të parët që iu bashkua rreshtit të ushtarëve

Autori: Gazeta inFokus 15:01 | 14 January 2023

Këtë të shtune vdiq ushtari i UÇK-së, Cen Aliçkaj.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i AAK-së, Ramush Haradianj, i cili tha se Aliçkaj ishte ndër të parët që hyri në rreshtin e ushtarëve.

“Ishte luftëtar i fortë, njëri prej luftëtarëve më të zotë të UÇK-së në Dukagjin! Sot, në paqe, Cena na u nda nga rreshti për t’ju bashkuar shumë burrave të kombit që i kishte përkrah luftës për liri”, shkroi Haradinaj.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera