Lajme

Vdes profesori i njohur kosovar

Autori: Gazeta inFokus 10:17 | 20 July 2022

Ka vdekur profesori kosovar Shyqri Kelmendi.

Lajmin e ka bërë të ditur ish-ministri, Valon Murati, i cili shkruan se Kelmendi ishte ndër shqiptarët më të ditur në fushën e mineralogjisë dhe xehetarisë.

“Sigurisht ka qenë ndër njohësit më të thellë të Trepçës”, shkruan tutje Murati.

-Advertisement-

Postimi i tij i plotë:

Paska ndërruar jetë profesori i shquar Shyqri Kelmendi, ndër shqiptarët më të ditur në fushën e mineralogjisë dhe xehetarisë. Profesori përveç kontributit në lëmin e shkencës dhe të mësimdhënies, ka qenë në pozita udhëheqëse menaxheriale dhe së fundi në bordin e përkohshëm të Trepçës. Sigurisht ka qenë ndër njohësit më të thellë të Trepçës, të mundësive të saj dhe rrugës që do të duhej të ndiqte ky gjigand që të shndërrohej në një ndër shtyllat zhvillimore të vendit. Jam me fat që kam bashkëpunuar me të në kohëra të ndryshme dhe kapacitete të ndryshme por edhe që mund ta quaj profesorin mik e shok. Takimet me të kanë qenë çdoherë kënaqësi e veçantë njerëzore por edhe intelektuale. Do të na mungojë të gjithëve intelektuali, profesori, profesionisti i shquar por edhe njeriu me vlera të larta njerëzore. Ngushëllime familjes, miqve, bashkëpunëtorëve, e ish studentëve të shumtë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera