Ukraina thotë se granatimet ruse shkaktuan ndërprerje të energjisë në Zaporizhja
Autori: Gazeta inFokus 12:35 | 21 September 2022
Centrali bërthamor i Zaporizhjas u vu gjatë natës nën shënjestrën e zjarrit rus, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë në objekt, njoftoi agjencia shtetërore ukrainase përgjegjëse për këtë central.
Zaporizhja është qytet në juglindje të Ukrainës, ku ndodhet centrali më i madh bërthamor në Evropë. Kontrolli i këtij centrali është marrë nga forcat ruse pak kohë pasi Moska nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.
Në një deklaratë më 21 shtator, operatori shtetëror bërthamor ukrainas, Enerhoatom, tha se granatimet kishin dëmtuar pajisjet e reaktorit të vetëm funksional – njësia numër 6 – në uzinë.
“Për shkak të humbjes së energjisë, u aktivizuan në mënyrë emergjente të dy gjeneratorët me naftë të sistemeve të sigurisë, që garantojnë funksionimin e pompave të ftohjes së karburantit”, tha Enerhoatom.
Luftimet përreth centralit kanë rritur shqetësimet për një fatkeqësi të mundshme bërthamore.
Rusia ka akuzuar Ukrainën se po tenton që të marrë me forcë kontrollin e centralit, por këto akuza janë hedhur poshtë nga Kievi.
Ukraina dhe Perëndimi e akuzojnë Rusinë për vendosjen e armatimeve të rënda në central, duke e ditur se Ukraina nuk do të përgjigjet me zjarr. Moska i mohon këto akuza dhe u ka rezistuar thirrjeve për çarmatosjen e zonës me qëllim që të shmanget një katastrofë mjedisore./rel
Të tjera
-
Ia huq Përparim Rama, thotë se mediat gënjyen mirëpo policia konfirmoi kërcënimin ndaj tij
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka reaguar pasi mediat raport...
-
Plani urbanistik për “Kalabrinë”, tensione e përplasje mes Ramës dhe opozitës
Kuvendi Komunal i Prishtinës është duke mbajtur seancën e rregullt në të cilë...
-
Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë në kalendarin zyrtar të OKB-së
Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë, 11 Korriku, tas...
-
Redaktori serb: Sjellja e Vuçiqit me flamur në OKB ishe cirk
Redaktori i seksionit politik të portalit Nova.rs, Vojislav Milovanqeviq, vle...
-
QKMK: Nesër mos ua mësyni pikëkalimeve kufitare me Serbinë, ka protesta
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK), ka njoftuar se gjatë ditës së n...
-
Në Shtëpinë e Pavarësisë së Kosovës, shënohet Dita e Presidentit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani për nder të 24 majit, Ditës së Presidenti...
-
Mes kundërshtimeve miratohet Projektligji për Këshillin Prokurorial të Kosovës
Është mbajtur mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rre...
-
O’Brien duke prerë shiritin, Kurti për Ambasadën në Washington: Përurimi në prag të 25-vjetorit të çlirimit, dëshmi e fortë për aleancën tonë
Kryeministri Albin Kurti ka publikuar fotografi nga ceremonia e inaugurimit t...
-
Liqeni i Batllavës pritet të bëhet me zip-line
Liqeni i Batllavës do të bëhet me një zip-line në të ardhmen. Kështu ka th...
-
Borrell thotë se disa vende evropiane po tentojnë t’i frikësojnë gjykatësit e GJNP-së
Shefi i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell,...
-
AIP nënshkruan memorandum bashkëpunimin me Kroacinë
Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) në Kosovë njofton se ka nënshkrua m...
-
Dita e Presidentit, Musliu kujton Thaçin: ‘Luani do të jetë gjithmonë luan edhe nëse është pas hekurave’
Për Ditën e Presidentit, deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka rikujtuar is...