Lajme

Ukraina publikon shifrat e fundit të ushtarëve rus të vrarë në luftë

Autori: Gazeta inFokus 10:06 | 06 April 2022

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës ka njoftuar se që nga fillimi i luftës në më 24 shkurt e deri më 6 prill, janë vrarë 18 mijë e 600 ushtarë rusë, shkruan Gazeta Infokus.

Gjithashtu, është bërë e ditur se ushtria ruse ka humbur 684 tanke, 1861 automjete të blinduara, 107 MLRS, 150 avionë, 135 helikopterë, 1324 automjete ushtarake, 7 varka ushtarake.

Ndërkaq, ky shtab kë bërë të ditur se në këtë luftë Rusia ka humbur edhe 76 depozita karburanti, 96 UAV taktike, 25 pajisje speciale ushtarake, 4 sisteme të lëvizshme SRBM.

-Advertisement-

Kjo është bërë e ditur në faqen “War in Ukraine”, ku po publikohen informacionet e fundit lidhur me situatën atje.

Kujtojmë se sot janë bërë 42 ditë që nga fillimi i sulmeve të para nga forcat ruse në drejtim të territorit ukrainas./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!
-Advertisement-

Të tjera