Sport

UEFA e zyrtarizon, ja vendimi që do të transformojë Championsin

Autori: Gazeta inFokus 14:39 | 27 September 2018

Ndeshjet e Ligës së Kampionëve që nga viti i ardhshëm do të luhen me sistemin VAR. Ky është vendimi që është bërë zyrtar sot nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s që u mblodh në Nion. Dhe fjala është për të gjithë turnetë që organizohen nga UEFA.

Një gjë e tillë është një revolucion, pasi shumë herë zyrtarë të lartë të institucionit janë shprehur kundër. VAR do të përdorët që në fazën “Play-Off” të turneut, madje edhe në Euro 2020. Sa i përket Europa Ligës, do të presë edhe 2 vite, pasi do të aplikohet në sezonin 2020-2021.

“Duke vendosur VAR në gusht të 2019 do të na jepet koha të ndërtojmë një sistem të fortë dhe të përgatisim gjyqtarët për të siguruar aplikim më të suksesshëm në Ligën e Kampionëve, turneun më elitar në botë”, u shpreh Ceferin, presidenti i UEFA-s.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera