Trusti pa Bord funksional, ‘rrezikohen’ pensionet e investuara jashtë të kosovarëve
Autori: Gazeta inFokus
10:06 | 08 March 2023
Që nga 28 shkurti 2023 të gjithë anëtarëve të Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK) iu ka përfunduar mandati. Nga kjo datë, 2.5 miliardë euro nga pensionet e kosovarëve janë pa menaxhim, duke u ekspozuar para rreziqeve të mundshme për shkak se asnjë veprim nuk mund të merret pa një Bord funksional. Sipas ligjit, vetëm Bordi vendos për investime apo tërheqje të mjeteve të investuara.
Në mungesë të Bordit, kursimet e mbledhura nga Trusti gjatë këtyre muajve, s’mund të investohen në tregje financiare dhe se nëse ulet vlera e instrumenteve financiare ku janë investuar mjetet e Trustit, askush s’mund të bëjë ndryshime për të evituar këtë.
Konkursi për zgjedhjen e anëtarëve të rinj është mbyllur më 23 dhjetor 2022, por që nga atëherë Komisioni përgjegjës ende nuk i ka shqyrtuar kandidatët që kanë aplikuar.
“Për rikujtim, konkursi për anëtarë të Bordit Drejtues në FKPK është mbyllur më 23 dhjetor 2022, dhe Komisionit Përzgjedhës (i caktuar sipas Ligjit mbi Fondet Pensionale) i mbetet t’i shqyrtojë kandidatët potencialë që do t’ia procedojë për emërim Kuvendit të Kosovës”, thuhet në një komunikatë për media nga FKPK të datës 1 mars.
Në këtë komunikatë, Trusti ka paralajmëruar për rreziqet që mund të ndodhin nëse nuk zgjedhet Bordi me kohë.
“Për shkak se vendimmarrja rreth investimeve është përgjegjësi ligjore/fiduciare ekskluzive e Bordit Drejtues, e cila nuk mund të delegohet, mungesa e Bordit Drejtues ia pamundëson institucionit të ndërmarrë çfarëdo vendimi për investimin e mjeteve pensionale, si për investimet e mjeteve pensionale jashtë Kosovës ashtu edhe për ato brenda Kosovës. Pra, të gjithë investimet aktuale nuk mund të ndryshohen (shtohen ose tërhiqen), ashtu sikurse të gjitha kontributet e reja pensionale që arkëtohen – nuk mund të investohen”, thuhet aty.
Zëdhënësi i Trustit, Jeton Demi, në një përgjigje për Buletinin Ekonomik sot, ka thënë se nga ana e tyre janë kryer të gjitha procedurat, siç është hapja e konkursit me kohë dhe dërgimi i kandidatëve për shqyrtim tek Komisioni përgjegjës.
“Ju informojmë që konkursi për anëtarë të Bordit Drejtues të FKPK-së është hapur nga institucioni në momentin që ka ardhur kërkesa nga Komisioni Përzgjedhës, i cili është organ ligjor përgjegjës për këtë çështje. Pas përfundimit të konkursit të gjitha aplikimet janë dërguar tek Komisioni Përzgjedhës”, ka thënë Demi.
Komisioni përbëhet nga Ministri i Financave, Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës dhe Auditori i Përgjithshëm.
“Pas dërgimit të aplikimeve tek Komisioni Përzgjedhës përgjegjësia e FKPK-së për këtë çështje përfundon (siç është përcaktuar me legjislacionin në fuqi). Për të gjitha çështjet që nuk janë në kompetencën e institucionit tonë (pra FKPK-së) nuk mund të japim komente e as vlerësime”, ka shtuar Demi.
Lidhur me atë se a rrezikohen pensionet e kosovarëve në mungesë të Bordit, Demi ka thënë se “nuk mund dhe nuk duhet spekuluar”. Për këtë çështje tashmë ka ngritur alarmin edhe deputeti nga radhët e LDK’së, Avdullah Hoti i cili ka ka thënë se Trusti Pensional ka mbetur pa Bord dhe se si rrjedhojë 2.5 miliardë euro janë pa menaxhim.
Sipas Hotit, mungesa e Bordit mund të dëmtojë investimet e Trustit me qindra miliona euro për shkak se në mungesë të Bordit, kursimet e mbledhura nga Trusti gjatë këtyre muajve, s’mund të investohen në tregje financiare dhe se nëse ulet vlera e instrumenteve financiare ku janë investuar mjetet e Trustit, askush s’mund të bëjë ndryshime për të evituar këtë. “Në rast se ulet vlera e instrumenteve financiare ku janë investuar mjetet e Trustit, siç po ndodh muajve të fundit, askush nuk mund të bëjë ndryshime në portfolion e investimeve për të evituar uljen e vlerës së investimeve ekzistuese të Trustit”, ka thënë Hoti.
Hoti ka thënë se ministri i Financave, Auditori i Përgjithshëm dhe Guvernatori i BQK-së, duhet të japin llogari për këtë.
“Do të kërkoj mbledhje urgjente të Komisioni Parlamentar për Buxhet për të shqyrtuar këtë situatë. Mazhoranca që qeveris me vendin e ka refuzuar projektligjin për tërheqje të mjeteve nga Trusti. Tani, me neglizhencën e saj, po i dëmton me miliona euro qytetarët”, ka shkruar Hoti. /Buletini Ekonomik

T� tjera
-
SHBA-ja konfirmon mbështetjen për misionin e KFOR-it në Kosovë
E Ngarkuara me Punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, ka p...
-
Ambasada e SHBA-së deklarohet për zgjedhjet në Serbi që përmbysën Vuçiqin: I gëzohemi tranzicionit të rregullt të pushtetit
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë uruar Listën Studentore dhe qytetarët e ...
-
Pamje nga protesta që u mbajt sot për Arlinda Zekajn në Pejë, protestuesit ngjyrosën me të kuqe këpucët e policëve
Sot protesta kundër vrasjes së grave, pas rastit të rëndë të Arlinda Zekajt, ...
-
Rama: Studentët po kërcënohen, kam mesazhe të prindërve që luten për ndihmë
Kryeministri Edi Rama, në tryezën e Këshillit Kombëtar për të Drejtat dhe Mbr...
-
Musliu: Dorëheqja nuk është më çështje zgjedhjeje, por përgjegjësi e pashmangshme
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka reaguar...
-
Publikohet letra që Gazmend Hoxha i dërgoi Kurtit, bashkë me dorëheqjen e tij
Policia e Kosovës ka publikuar letrën që ish-drejtori i përgjithshëm Gazmend ...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, në agjendë caktimi i seancës së radhës
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë mbledhjen e radhës të hënën, më 2 n...
-
Kurti për lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”: Pjesë e aplikimit kanë qenë edhe komunat e tjera, me këtë koncept e fituam organizimin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Lojërat Mesdhetare P...
-
Protestuesit nisin vendosjen e tendave para Qeverisë së Kosovës (PAMJE)
Protestuesit që po kërkojnë drejtësi për vrasjen e Arlinda Zekajn, në Pejë, k...
-
Tuneli në Dardani mbyllet për qarkullim deri të dielën
Tuneli “Idiz Gjilani”, në lagjen Dardania në Prishtinë, do të jetë i mbyllur ...
-
Hoxha e quan “morale” dorëheqjen nga pozita e drejtorit të Policisë
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, sot ka dhënë do...
-
4 euro metri katror – Arsyetimet qesharake të Bordit të AKP-së dhe dështimi i deputetëve për të kërkuar llogari për pazaret me pronat e shtetit
Raportimi i Gazetës Infokus për shitjen direkte të 54 pronave të shtetit gjat...































