Lajme

Miratimi në lexim të parë i buxhetit, Qeveria: Ky buxhet synon transformimin ekonomik të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 11:03 | 20 November 2026

Mbrëmë Kuvendi i Kosovës miratoi në lexim të parë Projektbuxhetin për vitin 2027, në vlerë prej 4.27 miliardë eurosh.

Pas miratimit, Qeveria ka bërë të ditura prioritetet kryesore të këtij buxheti, duke theksuar se synohet rritja e mirëqenies së qytetarëve, forcimi i shërbimeve publike dhe zhvillimi ekonomik i vendit.

“Buxheti prej 4.27 miliardë eurosh synon rritjen e mirëqenies së qytetarëve, forcimin e shërbimeve publike dhe zhvillimin ekonomik të vendit, duke ruajtur stabilitetin fiscal”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

-Advertisement-

Në njoftimin e qeverisë po ashtu thuhet se ndër prioritetet kryesore veçohen ndarja e 908 milionë eurove për komunat, mbi 1 miliard euro për investime kapitale, paga e 13-të për punonjësit publikë dhe rritja e koeficientit të pagave në 120 euro nga korriku i vitit 2027, si dhe rritja graduale e shtesave për fëmijë me synim dyfishimin e tyre deri në vitin 2030.

Gjithashtu, parashihen investime në shëndetësi, infrastrukturë rrugore, siguri ujore, mbrojtje të mjedisit, sport dhe turizëm, përfshirë përgatitjet për Lojërat Mesdhetare 2030, themelimin e një kompanie kombëtare ajrore dhe zhvillimin e resorteve turistike.

“Ky buxhet synon ta kalojë Kosovën nga faza e rritjes ekonomike në atë të transformimit ekonomik, përmes investimeve publike e private, krijimit të vendeve të punës dhe shpërndarjes më të gjerë të përfitimeve ekonomike te qytetarët”, thuhte në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy