Lajme

Sot u jepet lamtumira e fundit dy të rinjve nga Rahoveci që humbën jetën në Gjermani

Autori: Gazeta inFokus 08:36 | 20 November 2026

Dy të rinjve nga Rahoveci, Leart Morina dhe Berhan Zeka, të cilët humbën jetën tragjikisht në Gjermani, do t’u jepet sot lamtumira e fundit.

Ceremonitë mortore do të mbahen në fshatin Sapniq të Rahovecit, ku familjarët, të afërmit dhe qytetarët do të kenë mundësinë t’i përcjellin për në banesën e fundit, shkruan KP.

Sipas njoftimit, ceremonia e varrimit të Leart Morinës do të mbahet në orën 13:00, në varrezat e fshatit Sapniq.

-Advertisement-

Ndërkaq, Berhan Zeka do të varroset në të njëjtat varreza, në orën 15:00.

Vdekja tragjike e dy të rinjve në Gjermani ka lënë në pikëllim familjet e tyre dhe komunitetin në Rahovec.

Ceremonitë mortore do të zhvillohen gjatë ditës së sotme, ndërsa të dy të rinjtë do të prehen në vendlindje.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy