Trump flet në Arizona, sulmon përsëri mediat!
Autori: Gazeta inFokus 08:19 | 23 August 2017
Presidenti Donald Trump mbajti një fjalim të gjatë të martën mbrëma, ku mes të tjerash akuzoi mediat, duke i barazuar gazetarët me tradhtarët dhe duke duke i quajtur ata “njerëz të këqij që nuk e pëlqejnë vendin tonë”.
Gjatë një tubimi politik në Qendrën e Konferencave në Finiks të Arizonës, presidenti lexoi deklaratat e mëparshme në të cilat ai kritikonte neo-nazistët dhe Ku Klux Klanin pas përplasjes fatale të 12 gushtit në Sharlotsvill të Virxhinias.
Por Presidenti la pa përmendur fjalët që ngjallën më shumë debate javën e kaluar, me të cilat ai fajësonte për dhunën “të dyja palët”.
Zoti Trump akuzoi gjithashtu mediat se nuk i raportonin komentet e tij.
“A i përmendi media fjalët e mia se racizmi është i keq?”
“Jo!” – u përgjigj turma me zë të lartë.
“Unë jam njeri që dëshiron të tregojë të vërtetën,” tha zoti Trump. “Jam njeri i ndershëm.”
Kritikon senatorët republikanë
Dy senatorët republikanë të Arizonës, të cilët që të dy janë përplasur me presidentin, nuk morën pjesë në tubimin me përkrahësit e Presidentit. Zoti Trump kritikoi si senatorin John McCain ashtu edhe senatorin Jeff Flake, por pa përmendur emrat e tyre.
Prania e zotit Trump në shtetin perëndimor të Arizonës, ku ai mundi demokraten Hillary Clinton me 3.5 përqind më shumë në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar, tërhoqi dhjetëra mijëra mbështetës dhe protestues në qendër të qytetit Finiks. Autoritetet kishin marrë masa të forta sigurie për të parandaluar dhunën.
Protestuesit hidhnin parrulla provokuese ndaj atyre që prisnin në radhë për të hyrë në sallën e tubimit, duke thirrur: “Turp, turp”, “Nuk ka urrejtje në shtetin tonë”, dhe “Jo Trumpit, Jo KKK-së, Jo një Amerike fashiste”.
Mbështetësit, të cilët mbajtën radhë për orë të tëra në temperaturat e nxehta të Arizonës, thërrisnin: “Ndërtoni muret”. Shumë prej tyre mbanin kapele të kuqe me sloganin e fushatës së zotit Trump “Ta bëjmë Amerikën përsëri të madhe”.
Pak minuta pasi zoti Trump kishte përfunduar tubimin e tij në stil fushate, policia hodhi gaz lotsjellës mes protestuesve jashtë ndërtesës.
Përgjatë kufirit amerikan
Para tubimit politik në kryeqytetin e Arizonës, presidenti shkoi në një bazë të Marinsave në Juma, në kufirin me Meksikën, dhe në një qendër operacionesh të Patrullës Kufitare amerikane në zonë.
Premtimi i njohur i zotit Trump për të ndërtuar një mur përgjatë kufirit SHBA-Meksikë ishte ndër temat e tij kryesore në tubim.
Drejtori i përkohshëm i agjencisë amerikane për Imigracionin dhe Doganën, Tom Homan, u tha gazetarëve në aeroplanin presidencial që drejtohej për në Arizona: “Mesazhi i presidentit është se ne kemi nevojë për një kufi të fortë, kemi nevojë për një zbatim më të fortë të ligjit…”
Vizita e Presidenti Trump në bazën e Patrullës Kufitare përfshinte një inspektim të mjeteve fluturuese, duke përfshirë një helikopter dhe një dron, si dhe takime për të vlerësuar rezultatet operacionale, politikat dhe moralin e Patrullës Kufitare “në prag të vitit fiskal 2018”, u tha gazetarëve një zyrtar tjetër i administratës.
Kongresi nuk e ka përfunduar ende punën për një buxhet të qeverisë amerikane për vitin fiskal 2018, i cili fillon më 1 tetor.
Të tjera
-
Morinë: Arrestohet një serb, ishte i kërkuar nga Serbia për prodhim e shitje të dro*gës
Policia Kufitare e Morinës ka arrestuar një shtetas të Serbisë, i cili ishte ...
-
Plag*oset rëndë nga një mjet shpër*thyes një person në Gjakovë
Një person ka mbetur i lënduar në fshatin Babaj i Bokës së Gjakovës, pasi dys...
-
Lancaster: Aleatët të konsultohen për të avancuar statusin e Kosovës në NATO
Normalizimi i marrëdhënieve mes Prishtinës e Beogradit nuk ka kaluar pa u për...
-
Pamje nga inaugurimi i Ambasadës së Kosovës në SHBA, O’Brien: SHBA do të jetë përherë mike e devotshme e Kosovës
Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, ka publikuar pamjet nga inaugurimi i am...
-
Normalizohet qarkullimi në pikat kufitare me Serbinë
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se është normalizuar qarkul...
-
Jakup Krasniqin e viziton për herë të parë mbesa e tij, Gresa: Qeshi, qau e fjeti në krahët e gjyshit
Ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi, sot është vizituar për herë të parë n...
-
Rrëmbeu një 19 vjeçare në Fushë Kosovë, arrestohet një person në Ferizaj
Një person në Ferizaj është arrestuar nën dyshimin se ka rrëmbyer një person ...
-
Marrëveshja për dinarin, Gërvalla: Serbia bërtet dhe po i vonon gjërat
Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diaspor...
-
Komuna ndau 110 mijë euro për motrën e saj, Ujkani: Janë për operacionin e radhës, Elza përballet me rreziqe serioze për shëndetin
Deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendo...
-
Haxhiu: Forcimi i drejtësisë, avancim për ngritjen e vetëdijes për të drejtat e grave dhe kundër dhu*nës në baza gjinore
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka marrë pjesë në Kuvendin e 21-të t...
-
Monitorim edhe me helikopterë për protestën e paralajmëruar në Jarinjë nga Serbia
Pas paralajmërimit për protestë në Serbi, në Leposaviq vërehet prezencë më e ...
-
Përmbyllet censusi, Kurti: Mblodhëm të dhëna të rëndësishme për planifikimin e së ardhshmes
Në shënim të përfundimit të procesit të Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive...