Sport

Trajneri i Skënderbeut flet për shortin dhe përballjen me Partizanin

Autori: Gazeta inFokus 14:43 | 25 August 2017

Skënderbeu ka mësuar kundërshtarët për fazën e Grupeve të Europa Leagues. Ekipi nga Korça bën pjesë në grupin B së bashku me Partizanin e Beogradit, Dinamo Kievin dhe Yong Boysin Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, e ka cilësuar si…

Skënderbeu ka mësuar kundërshtarët për fazën e Grupeve të Europa Leagues. Ekipi nga Korça bën pjesë në grupin B së bashku me Partizanin e Beogradit, Dinamo Kievin dhe Yong Boysin

Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, e ka cilësuar si shumë të vështirë shortin e sotëm, ku përballë ekipit Korçar janë skuadra të forta. Ai priste skuadra me emër në arenën ndërkombëtare, por gjithsesi është gati të sfidojë cilëndo prej atyre që i rezervoi shorti.

-Advertisement-

“Shortin e pritëm me qetësi, sepse e dinim se do të kishim rivalë të vështirë. Do të doja të kishim ndonjë ekip më me emër në grup, por gjithsesi ky është fati ynë dhe ne do të bëjmë më të mirën! Nuk jemi ende në nivelin për të qenë pretendentë që të kalojmë grupin por nuk kemi asgjë për të humbur”, tha ai për “Panorama Sport”.

“Partizani është i vështirë dhe do shpresoj të luhet vetëm futboll. Shpresoj shumë që të krijohet vetëm një atmosferë futbolli. Kemi kujtime të këqija nga koha e kombëtares në Beograd dhe kjo e bën delikate sfidën”, deklaroi Daja.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera