Sport

‘Tigrat e Zi’ reagojnë ashpër, ‘kërcënojnë’ zyrtarët e FFK-së në rast se nuk ndërmerr masa klubi i Feronikelit

Autori: Gazeta inFokus 18:33 | 24 November 2020

Feronikeli ka barazuar 1-1 me Dritën, në sfidën e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan, në kuadër të xhiros së 14-të në Superligë, shkruan Gazeta inFokus.

Kjo ndeshje është përcjellur me tensione të shumta gjatë dhe pas takimit, pasi ‘industrialistët’ u ndanë të pakënaqur me ndarjen e drejtësisë.

Nikli u dëmtua, pasi i’u anulua një gol i rregullt, e që për gjyqtarët e këtij duelit ishte pozitë jashtë lojë.

-Advertisement-

E ndaj gabimeve të gjyqtarëve kanë reaguar edhe tifozët e skuadrës nga Drenasi ‘Tigrat e Zi’, të cilët kanë kërkuar nga klubi që të marri masa ndaj FFK-së, në të kundërtën ata do të marrin masa vet ndaj çdo zyrtari të federatës që futet në stadium dhe atë pa dhënë përgjegjësi.

Tutje ‘Tigrat e Zi’ kanë kërkuar nga klubi që gjyqtarët e takimit të sotshëm të mos i gjykojnë më ndeshjet e Feronikelit.

Më poshtë keni postimin e plotë të ‘Tigrave të Zi’./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera