Thirrjen evropiane për liberalizimin e vizave, analistët po e vlerësojnë të pasinqertë
Autori: Gazeta inFokus 23:27 | 17 September 2022
Gjermania, Franca dhe Polonia të premten me një deklaratë të përbashkët kanë bërë thirrje për progres në procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën. E kjo deklaratë nuk po shihet e sinqertë në Kosovë, por as nga ndërkombëtarë që kanë njohuri për zhvillimet politike në Ballkanin Perëndimor.
Heqjen e regjimit të vizave për Kosovën njëzëri e kanë kërkuar shtetet që njihen si “Trekëndëshi i Vajmarit”.
Thirrje u bë e përbashkët në një deklaratë nga Gjermania, Franca e Polonia.
Madje, kjo është hera e parë që Franca, ndër shtetet më skeptike për vizat, kërkon liberalizimin.
Por, kjo deklaratë nuk i duket aspak e sinqertë austriakut Gunther Fehlinger, i cili e njeh shumë mirë zhvillimet në Ballkanin Perëndimor.
“Nëse vërtetë kancelari gjerman dëshiron që Kosovës t’i hiqet liberalizimi i vizave do të ishte një çështje shumë e vogël për vendin më të madh në Evropë. Kjo mund të jetë shumë e rëndësishme për Kosovën dhe kosovarët, por është çështje shumë e vogël për tërë kontinentin. Mirëpo, nëse kancelari do të dëshironte që kjo të përfundojë, ai mund të kishte kërkuar nga vetë presidenti i Francës Emmanuel Macron, dhe kjo do të ishte shumë lehtë e arritshme. Dhe kjo mbështetja që Franca bashkë me Gjermaninë dhe Poloninë që po i bëjnë Kosovës, mendoj që nuk është e sinqertë dhe kjo është shumë dëshpëruese nga ana e tyre”, ka thënë Fehlinger.
Ndërsa, opinionisti Agron Hoti thotë se kjo deklaratë nuk është kuptuar qartë.
Ai thotë evropianët heqjen e vizave për Kosovën e ndërlidhin kryekëput me dialogun dhe përfundimin e tij me një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.
“Nuk e kemi lexuar drejt, sepse në këtë deklaratë, tri shtetet që janë kyçe në Bashkimin Evropian, e kanë thënë se Kosova duhet të tregojë përkushtim në dialogun me Serbinë, dhe me këtë drejtim kanë kërkuar progres në procesin e liberalizimit të vizave, sepse sikur këto tri shtete të ishin të interesuar për heqjen e vizave për Kosovën, atëherë nuk do të jepnin deklaratë të mjegullt për progres në këtë proces por do të kërkonin heqjen e tyre”, ka theksuar Hoti.
Këto tri shtete (Gjermania, Franca dhe Polonia), të cilat ndryshe quhen edhe “Trekëndëshi i Vajmarit”, në deklaratën e tyre kanë thënë se janë të përkushtuara ndaj Procesit të Berlinit dhe se pritet ta vizitojnë Ballkanin që t’i forcojnë raportet me aleatët në rajon./Dukagjini/
Të tjera
-
Ramush Haradinaj kërkon një qeveri të re pa Albin Kurtin
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i është përgj...
-
Adnan Rrustemi i VV-së: LDK dhe AAK ose janë të kënaqur me qeverinë Kurti ose kanë frikë nga zgjedhjet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti siç duket nuk e ka ndërmend që të japë do...
-
Kurti: Mbi gjysmë milion euro janë dedikuar për digjitalizimin e shërbimeve të Bibliotekës Kombëtare
Kryeministri Albin Kurti, mori pjesë në hapjen e edicionit të 21-të të Javës ...
-
Kadri Veseli për herë të parë deklaratë në seancë: Dikush duhet të marrë përgjegjësinë për këtë proces
Për herë të parë pas nisjes së gjykimit në Gjykatën Speciale, ka folur në një...
-
Italia me kritikën më të ashpër që nga ndezja e luftës: Nuk justifikohen sulmet ndaj civilëve në Gaza
Italia tha të hënën se sulmet izraelite ndaj civilëve palestinezë në Gaza nuk...
-
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi i Rusisë në Ukrainë, në shkelje të ligjit ndërkombëtar
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi se Rusia shkeli ...
-
Avokati Ben Emmerson: Trupi gjykues ka bërë pyetje më shumë se mbrojtja e Kadri Veselit
Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, ka deklaruar se më shumë pyetje për dë...
-
Fitimet industriale të Kinës shënojnë një rritje prej 4.3% në katër muajt e parë
Në prill, kopmanitë industriale të Kinës mbi madhësinë e përcaktuar, panë një...
-
“Vuçiqi gjembë në sytë e perëndimorëve” – Petkoviq nervozohet pas avancimit të statusit të Kosovës në NATO
Kryenegociatori i Serbisë në dialogun me Kosovën, Petar Petkoviq ka thënë se ...
-
Sindikata e Sektorit Privat paralajmëron protestë: Kërkojmë rritje të pagave
Federata Sindikale e Sektorit Privat të Kosovës ka shfaqur pakënaqësitë e saj...
-
AGK: Kuvendi të përmirësojë projektligjin për KPM-në pas qortimit të ashpër nga ana e KiE-së
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës përmes një komunikate për media tha se Kë...
-
Abdixhiku takon ambasadorin italian, e njofton për qëndrimet e LDK-së
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim sot ambasadorin e Ital...