Uncategorized

Thatësira tkurr me 75 për qind liqenin më të madh të ujërave të ëmbla në Kinë

Autori: Gazeta inFokus 09:45 | 19 August 2022

Kushtet e thatësirës të shkaktuara nga moti i nxehtë i qëndrueshëm dhe reshjet e pakta në provincën Jiangxi të Kinës lindore kanë reduktuar liqenin më të madh të ujërave të ëmbla në vend, Poyang, me 75 për qind, sipas autoriteteve lokale

Niveli i ujit në stacionin hidrologjik të liqenit Xingzi ishte ulur në 10.12 metra deri në orën 10:00 të mëngjesit të së enjtes, më pak se gjysma e nivelit rekord prej 22.63 metrash, përcjell “Xinhua”.

Liqeni hyri zyrtarisht në sezonin e thatë të këtij viti më 6 gusht, 69 ditë më herët se data mesatare e fillimit midis viteve 2003 dhe 2021.

-Advertisement-

Shumë pjesë të Jiangxi kanë lëshuar alarme të kuqe për nxehtësinë, me 558 stacione të monitorimit meteorologjik në të gjithë provincën që raportojnë temperatura që tejkalojnë 40 gradë Celsius aktualisht.

Sipas parashikimit të motit, temperaturat e larta dhe reshjet e pakta në Jiangxi pritet të vazhdojnë deri në shtator.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera