Tërmeti shkatërrues në Turqi/ Ademi flet për gjendjen e futbollistëve kosovarë atje
Autori: Elvira Haxhiu 21:20 | 07 February 2023
Një tërmet i fuqishëm, me magnitudë 7.8 shkallësh të Rihterit ka shkatërruar pjesë të gjera të Turqisë dhe Sirisë në orët e para të mëngjesit të së hënës, duke u marrë jetën mijëra njerëzve.
E në mesin e atyre që humbën jetën apo edhe mbetën nën rrënoja për disa orë ishin edhe futbollistët.
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, në një prononcim për Gazetën Infokus ka folur për gjendjen e futbollistëve kosovarë të cilët luajnë në ligën turke.
I pari i FFK-së, ka thënë se kanë kontaktuar me të gjithë lojtarët dhe të njëjtit janë në gjendje të mirë.
Ai ka konfirmuar se shumica prej tyre janë në Stamboll.
“Kemi kontaktuar me të gjithë dhe të gjithë janë në gjendje të mirë”, ka thënë Ademi për Infokus.
Gjithashtu ai ka njoftuar se ka kontaktuar edhe Federatën turke të Futbollit, duke i shprehur ngushëllime për humbjet që kanë ndodhur si pasojë e tërmetit të fuqishëm.
“Nuk ka asnjë futbollistë të lënduar. Ne kemi kontaktuar edhe me Federatën turke, i kemi shprehë ngushëllime tona dhe kemi tregu që jemi të gatshëm me ndihmu me mundësitë tona. Jemi me ta dhe t’i ndihmojmë me çka do që kemi mundësi sepse ka ndodhë një katastrofë atje”, ka deklaruar Ademi.
Sipas kryetarit të FFK-së, pesë lojtarë të përfaqësueses së Kosovës në futboll janë duke zhvilluar karrierën e tyre në Turqi.
E lidhur me situatën atje ka folur edhe futbollisti kosovar, Florent Hadërgjonaj.
Ekipi ku luan ai, Kasimpasa, luajti në fundjavë në udhëtim kundër Hatayspori, skuadër që vije nga rajoni më i prekur nga tërmeti.
Hadërgjonaj, në një intervistë për “20min.ch”, tregoi se ekipi i Kasimpasas ishte i vendosur në një nga hotelet të prekur nga tërmeti.
“Ekipi ishte pikërisht në mes. Në orën katër të mëngjesit, grupi i ekipit ishte i mbushur plot me mesazhe që u thoshin të largoheshin nga hoteli”, tha ai.
Mirëpo, mbrojtësi kosovar nuk kishte udhëtuar për këtë ndeshje shkaku i lëndimit, teksa kishte qëndruar në Stamboll.
“Shokët e mi të skuadrës ishin shumë me fat. Gjithçka përreth qytetit ishte shembur”, tha 28-vjeçari.
Ky tërmet shkatërrues, përveç dëmeve të shumta materiale ka lënë të vdekur mbi 5 mijë njerëz, derisa institucionet e Kosovës konfirmuan se, tash për tash, në mesin e tyre nuk ka asnjë shtetas të Kosovës./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Pamje të tërmetit të fuqishëm në Tibet, konfirmohen dhjetëra të vdẹkur
Të paktën 53 persona kanë vdekur pasi një tërmet i fuqishëm ka goditur rajoni...
-
DW: Dhjetëra mijëra gjermanë shkojnë për të punuar jashtë vendit
Paga dukshëm më të larta dhe kushte më të mira pune – gjithnjë e më shumë gje...
-
Demoluan disa vila dhe një shtëpi, arrestohen dy persona në Prizren
Dy persona janë arrestuar pasi që dyshohen se i kanë demoluar disa vila dhe s...
-
Javët e fundit si emisar, Lajçak darkon me O’Brien dhe Kasanof në Uashington
Tri javë e fundit si emisar, Lajçak darkon me O’Brien dhe Kasanof në Uashingt...
-
Detaje të arrestimit të babait dhe të birit për vrạsjen e 33 vjeçarit në Shkodër
Arrestohen dy persona të dyshuar si autorë të vrasjes së shtetasit Ramazan Ma...
-
Policia jep detaje për aksidentin në Prizren ku mbetën katër persona të lënduar
Katër persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndo...
-
Qindra fëmijë të lindur para kohe trajtohen çdo vit në QKUK
Çdo zhurmë monitori në kujdesin intensiv të Klinikës së Neonatologjisë bart p...
-
Katër të lënduar nga aksidenti në Prizren – Policia jep detaje
Katër persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndo...
-
Kosovarët, më të varfrit në rajon e Europë
Qytetarët e Kosovës edhe vitin 2024 e kanë mbyllur si me të varfrit në rajon ...
-
Shpërthimi i fishekzjarrëve në Prizren, ja kur del raporti mbi dëmet
Sipas raporteve fillestare, shpërthimi që ndodhi në lagjen Bazhdarhane të Pri...
-
Opozita në Serbi: Procesi i normalizimit me Kosovën i vështirë me Vuçiqin
Një pjesë e opozitës në Serbi pret që viti 2025 të sjellë mundësi për një rif...
-
Stuhi e madhe godet Mekën dhe pjesë të tjera të Arabisë Saudite, njerëzit ikin nga përmbytjet
Një stuhi e madhe ka përfshirë pjesë të Arabisë Saudite, përfshirë Mekën, d...