KOSTT-i e Ministria e Rizvanollit për dy shtylla e lanë në terr qytetin e Ferizajt
Autori: Samire Jaha
19:12 | 27 Dhjetor 2024
Ka më shumë se një javë që qytetarët e Ferizajt kanë mbetur në terr e po përballen me reduktime masive të energjisë elektrike.
Por siç duket situata në këtë qytet do të mund të ishte krejtësisht ndryshe sot, nëse Ministria e Ekonomisë në krye me Artane Rizvanollin do të kryente punën e mbetur dhe përgjegjësinë e saj në mënyrë që projekti i përfunduar qysh në vitin 2023, e që kushtoi hiq më pak se 5 milionë euro ka mbetur jashtë funksionit vetëm për shkak të dy shtyllave.
Kështu ka deklaruar për Infokus, Drejtori i Urbanizimit dhe Mjedisit në Komunën e Ferizajt, Arbër Bytyqi i cili ka thënë nëse Ministria e Ekonomisë do të kryente punët që i takonin, Ferizaj nuk do të përballej sot me reduktime deri në 12 orë.
Sipas tij projekti i nënstacionit 110/35/10 (20) kV, ka mbetur jo funksional për shkak të dy shtyllave të cilat janë kompetencë e Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) në krye me Evetar Zeqirin.
Ai në një prononcim për Infokus ka theksuar se problemi kryesor sa i përket këtyre dy shtyllave qëndron tek kyçja në rrjet e cila është vonuar nga institucionet qendrore të lartpërmendura tash e një vit.
“KOSTT-i e ka marr përgjegjësi, ajo çka ka qenë përgjegjësi e komunës ne i kemi nejt gati edhe i kena kry me kohë se e kemi ditë që kemi me ardhë në këtë gjendje sepse situata ka qenë alarmante qysh prej 2018 kur e kemi nis këtë projekt por papërgjegjësia totale e ministrisë së zhvillimit ekonomik dhe KOSTT-it që është në kuadër të ministrisë së zhvillimit ekonomik që nuk i kanë kryer që 2 vjet procedurat e shpronësimit për linjën që duhet me ueri kyç ky nënstacionin për 1 vit e gjysmë i ka vonu procesin e kyqjes në rrjet’, ka deklaruar Bytyqi për Infokus.
Sipas Bytyqit, Komuna e Ferizajt, në krye me Agim Aliun i ka kryer me kohë të gjitha përgjegjësitë e saja.
“Komuna në kuadër të marrëveshjes e ka marrë përsipër me ndërtu nënstacionin ku e kemi kry këtë çështje në 2019 e kemi votu në kuvend është nda parcela është kryer procedura e shpronësimit ju ka bartë në kuvend KOSTT-it në shfrytëzim parcela në lokacionin ku duhet me u ndërtu ky nënstacion edhe çka ka qenë e komunës i ka kry me kohë komuna, KOSTT-i mandej ka filluar procedurat e tenderimit ka zgjedh kompaninë për ndërtimin e nënstacionit edhe e ka pas me ekipe të veta nëse nuk gaboj me ndërtu linjën mirëpo linja ka kalu nëpër prona private, nënstacioni është kryer me kohë dhe kontrata është nënshkruar në 2021 nënstacioni është përfundu në 2023 për me u leshu në punë”, ka deklaruar Bytyqi për Infokus.
Kryetari i kësaj komune me 25 dhjetor të këtij viti edhe një herë tjetër i bëri thirrje ministrisë së Ekonomisë të ndërmarrë masa në lidhje me këtë nënstacion dhe që qytetarët e Ferizajt të trajtohen njësoj si qytetarët e tjerë të Kosovës.
“Kërkoj ndërmarrjen e masave të menjëhershme nga Qeveria e Republikës së Kosovës, Ministria e Ekonomisë, KEDS/KOSTT që Ferizaj të trajtohet barabarësisht, që reduktimet e energjisë elektrike të kësaj përmase enorme, pa orar e pa arsye të qëndrueshme të marrin fund”
E ky rast sipas Bytyqit përfundoi edhe në procese gjyqësore.
‘Tash është mbet te kjo pjesa e rrjetit për me u kyç ky nënstacion edhe ato dy shtylla janë në një parcelë që ka mujt me u ba me zgjidhje teknike edhe mos me ba shpronësime se edhe banorët kanë qenë të gatshëm më e lëshu atë alternativën që e kanë propozuar për ato dy shtylla mirëpo KOSTT dhe qeveria nuk janë merrë me ata hiq edhe mandej ka vazhdu në procedura gjyqësore, ankesa gjyqësore dhe nuk kanë mundur që 1 vit e gjysmë me u zgjidh problemi, banorët e atyre parcelave kanë qenë të gatshëm me kohë me mbërri marrëveshje që mos me ju dëmtu komplet parcela, këta s’kanë negociuar fare dhe kanë shkuar në procedura gjyqësore, e kjo është prej vitit 2022 e tek tash është përfunduar si proces edhe pritet me u kry. Përndryshe u duft me u kry në 2023 me u lëshu nënstacioni me u ba kyçja e rrjetit qysh në 2023”, ka deklaruar Bytyqi për Infokus.
Po ashtu Bytyqi i tha Infokusit se reduktimet në Ferizaj, janë duke vazhduar njëjtë dhe pa u lëshuar në funksion ky nënstacion nuk do të ketë zgjidhje për qytetarët.
“Reduktimet janë duke vazhdu në Ferizaj njëjtë, reduktime enorme situata me reduktime është 8 deri n 12 orë, ka zona që janë pa rrymë që janë në Ferizaj dhe pa u lëshuar ky nënstacion nuk ka zgjidhje për Ferizajn. Është e domosdoshme, është jetike për Ferizajn me u lëshu edhe këta që po e lidhin me ndërtimet nuk qëndron por Ferizaji ka zhvillim të madh ekonomik ka kompani janë rrit janë zhvillu edhe e ka rrit konsumin e energjisë‘, ka shtuar tutje Bytyqi për Infokus.
Mirëpo problemet e mëdha me reduktimet nuk përfundojnë vetëm në Ferizaj.
E gjithë Kosova me uljen e temperaturave po përballet me terr e reduktime.
Për këto reduktime dhe situatën tejet problematike me furnizim me energji elektrike, Ministrja Artane Rizvanolli sot ka mbajtur takim me përfaqësuesit e KOSTT-it dhe KEDS-it, ku pas takimit në një konferencë për media janë arsyetuar se “Ka zhvillim të madh ekonomik”.
Rizvanolli në konferencë nuk gjeti ndonjë zgjidhje përpos që tregoi se ankesat e qytetarëve i përcjell në KEDS dhe KOSTT.
“Përgjatë takimit, unë i përcolla të gjitha ankesat e qytetarëve që i kemi pasur përgjatë ditëve të fundit me energji elektrike, veçanërisht në zona të caktuara, që kanë qenë më të ndikuara. Nga njëra anë, kërkova nga të dy operatorët të bëjnë maksimumin që ekipet në terren të sanojnë në masën e mundshme të gjitha lokacionet, ku ka probleme, qoftë për shkak të prishjes ose mbingarkesës, nga ana tjetër është tepër me rëndësi që investimet në nivel të transmisionit që janë duke u bërë e që janë afër, si nënstacioni i Ferizajt, që është rajoni që ka më së shumti problem, të vazhdojnë me intensitet të lart të mundshëm në mënyrë që të fillon puna sa më shpejt”, tha ajo.
E Evetar Zeqiri, kryeshef ekzekutiv i KOSTT-it, tha SE “Sistemi elektroenergjetik është duke u përballur me ngarkesë të jashtëzakonshme si rezultat i zhvillimit ekonomik që ka ndodhur në vitet e fundit, si rezultat i kërkesës për energji gjithnjë e në rritje”.
Me reduktime masive të energjisë elektrike janë përballur më së shumti komuna e Ferizajt, Lipjanit, Gjakovës, Malishevës, Gjilanit, Shtimes, Istogut dhe Prizrenit.
Pa rrymë kanë mbetur edhe një pjesë e Prishtinës dhe Fushë Kosovës./Gazeta Infokus/

T� tjera
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...



































