Lajme

Të plagosurit civil nga minat kërkojnë përkrahje

Autori: Gazeta inFokus 13:41 | 10 June 2024

Shoqata e të Plagosurve Civilë nga Minat, ka protestuar nga qeverisë, duke kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre, siç është trajtimi me proteza në bazë të kërkesave të anëtarëve të kësaj shoqate. Po, ashtu ata kanë kërkuar rritjen e pensioneve.

Protestuesit kanë thënë se jetojnë me pensione të cilat nuk mjaftojnë as për të siguruar ekzistencën, se jo edhe shërimin e plagëve. Ata marrin pensione 120 deri 152 euro, që sipas tyre nuk mjaftojnë as për kalimin e muajit, e lëre më trajtimin e plagëve të tyre.

Kryetari i Shoqatës së të Plagosurve Civil, Avni Lubovci, ka thënë se kryeministri Kurtia i ka premtuar që do t’ua plotësoj kërkesat e tyre, por nuk i ka realizuar.

-Advertisement-

“Kryeministri i tanishëm me 2017 më ka thënë nëse unë kam ymër me ardhur në qeveri kërkesat e tua janë si me pi një espreso. Por, tash kur kemi nevojë për mbështetjen e kryeministrit, tani jemi kategoria me injoruar, me diskriminuese. Kanë marr dy vendime për trajtimin e protestave ku të dyja janë kontravers nuk e dimë cili u zbatua as cili mos mu zbatuar. Kryeministri thotë që të gjithë qytetarët me statutin e invalid të luftës duhet të sigurohet pagesa për proteza, ndërsa ministri Vitia qohet dy dite pas vendimit të kryeministrit dhe merr vendim dhe specifikon vetëm kategorinë e invalidëve të UÇK-së. Është shumë e padrejtë”, ka thënë Lubovci.

Anëtari i kryesisë së Shoqatës së Plagosur Civil, Jeton Kelmendi, ka thënë qeveria dhe Ministria Shëndetësisë ka bërë diskriminim ndaj tyre.

“Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë ka bërë kundër invalidëve civil të luftës, ku e ka bërë një diskriminim ekstrem të madh ku invalidët e luftës i ka përkrah 100 përqind, ndërsa neve na përkrah me një shumë pothuajse solide, ndërsa dallimi i protezës së invalidit civil të luftës apo si invalid i luftës nevojat janë të njëjta si një invalid i luftës edhe një invalid civil, ai ka nevojë për protezë, ne kemi nevojë për proteza, proteza nën gjunjë pothuajse është e përafërt sa kushton një kosto ndërsa protesta mbi gjunjë kushton rreth 40 mijë euro ndërsa për neve janë caktuar rreth 5700 euro, ndërsa shumë tjetër duhet ta mbulojnë vetë anëtaret”, ka deklaruar ai.

Kelmendi ka thënë se po i kërkojnë vetëm të drejtat e tyre.

“Këtu i kemi më se paku 100 anëtarë që kanë protezë mbi gjunjë, nën gjunjë, ku të cilën kanë pasur fatin e Leotrimit, po sot janë gjallë, ndërsa Qeveria të gjitha institucionet të gjitha mediat bëjnë pas një njëri që ka vdekur të cilit i takon e meriton të gjithë respekti, por edhe Leotrimat tjerë janë gjallë sot por institucionet tona nuk i kanë përkrahë kurrë deri me tani. Kanë nevojë për proteza që nuk i kanë ndërruar që 20 vjet”, ka deklaruar ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera