Siguri

Tahiri kërkon nga organet e rendit sjelljen para drejtësisë të autorit të vrasjes në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 18:25 | 16 September 2017
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka ngushëlluar familjen e viktimës që u vra sot në Prishtinë, ndërsa ka ftuar organet e rendit që të sjellin para drejtësisë fajtorin e vrasjes.
Përmes një postimi në Facebook, ministri i drejtësisë ka thënë se institucionet e rendit e kanë mbështetjen e plotë në luftimin e krimit që po merr jetë njerëzish.

Statusi i plotë i ministrit Abelard Tahiri:

Sot u tronditëm nga një rast i rëndë i vrasjes së një të riu në Prishtinë. Shprehë ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes dhe njëherit uroj që të jetë rasti i fundit kur merren jetë njerëzish. Kam dhënë mbështetjen time të plotë organeve të policisë dhe prokurorisë që autori i krimit të gjendët sa më parë dhe të dalë para përgjegjësisë. Humbja e jetës dhe veçmas një të riu në këto rrethana është tërësisht e papranueshme dhe ne si shoqëri duhet të reflektojmë për t’i mbyllur derën një herë e përgjithmonë krimit në Republikën e Kosovës. Bashkëndjej dhimbjen e familjes.Me konsideratë të lartë, Abelard Tahiri

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera