Policët në “zor” për bukë, Hoti u premton sigurim jetësor
Autori: Gazeta inFokus
13:03 | 15 September 2020
Një nga kërkesat thelbësore që Policia e Kosovës i ka shtruar karshi Qeverisë Hoti është shujta e ditës, pasi po punojnë nga 12 orë.
E për këtë nuk ka pas asnjë përgjigje, pavarësisht që Sindikata e Policisë së Kosovës u ka dhënë afat deri këtë të martë të 15 shtatorit, shkruan Gazeta Infokus.
E pikërisht këtë ditë, kur edhe Policia po paralajmërojnë edhe protesta, Kryeministri Hoti, për bukë jo, por u ka premtuar një gjë për të cilën ishin zotuar të gjithë shefat e Qeverisë, por asnjë nuk u kishte bërë zgjdhje.
Fjala është për sigurim shëndetësor e jetësor, shkruan Gazeta Infokus.
Këtë premtim Hoti e bëri pasi takoi zyrtarin policor, Artur Mrasorin që u plagos në Zhur të Prizrenit dhe policin tjetër të plagosur Jetmir Hasanaj.
“Sot, i kemi takuar për t’ju treguar që do t’ju qëndrojmë gjithmonë afër, me mundësitë që i ka shteti i Kosovës. Biseduam edhe me ministrin që do të kujdesemi që në mënyrë institucionale t’i rregullojmë njëherë e përgjithmonë këto çështje përmes Ligjit për sigurimin e jetës dhe shëndetit të policëve dhe Ligjit për pensionim të parakohshëm, në mënyrë që policët që lëndohen, që bien në krye të detyrës, familjet e tyre, të mos ndihen të ngarkuara, por atë barrë ta marrë shteti.
Këta janë heronjtë e kohës moderne, sepse çdo ditë që dalin në rrugë e rrezikojnë jetën e tyre duke tentuar ta ruajnë jetën e zyrtarit shtetëror, sigurinë e institucioneve ose sigurinë e qytetarëve në përgjithësi.
Unë i falënderoj të gjithë ata policë që janë të përkushtuar në detyrën e tyre dhe përmes këtij takimi kisha përçuar mesazhin që do të jemi afër tyre dhe në mbështetje të tyre si Qeveri e Republikës së Kosovës”, ka thënë Kurti.
E edhe takimin me këta dy policë të plagosur në detyrë, e që sigurim nuk kanë as ata e as familjet e tyre, Hoti e ka konsideruar si respekt për të gjihë policët që janë lënduar në detyrë, shkruan Gazeta Infokus.
“Sot nderojmë të gjithë policët e Kosovës
Bashkë me zëvendëskryeministri Driton Selmanaj, ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliu dhe drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, sot pritëm në takim policët e plagosur në krye të detyrës, Artur Mrasori dhe Jetmir Hasanaj, të kthyer nga trajtimi mjekësor jashtë vendit.
Me këtë rast, kryeministri Hoti tha: “Sot po takojmë dy policët që janë lënduar, kanë pësuar në krye të detyrës dhe përmes këtij takimi të dy policëve, takojmë simbolikisht të gjithë ata policë që janë lënduar në krye të detyrës, si shenjë respekti që shteti i Kosovës ka për ata që janë duke kryer detyrën shtetërore për sigurinë e qytetarëve, për sigurinë publike, që rrezikojnë jetën dhe shëndetin e tyre”, ka thënë Hoti./Gazeta Infokus/

T� tjera
-
Përparim Rama poston video me AI duke e dribluar Kurtin, Dejonën e Muratin
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka postuar në TikTok një video të gjener...
-
Pacolli takon drejtorin e ISA-së, diskutohen mundësitë e zhvillimit të energjisë diellore
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka zhvilluar...
-
Aksident i rëndë në autostradën në Prizren
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në autostradën në Prizren. ...
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...
































