Gjermania i dhuron 500 mijë euro donacion FSK-së
Autori: Gazeta inFokus 15:40 | 11 September 2020
Në kazermën “Adem Jashari” të FSK-së në Prishtinë, sot u mbajt ceremonia e pranim-dorëzimit të donacionit në pajisje mjekësore në vlerë të 500 mijë eurove për Forcën e Sigurisë së Kosovës, njofton Klan Kosova.
Fillimisht ministri i Mbrojtjes Anton Quni priti në takim ambasadorin gjerman, Joern Rohde të cilin e uroi për detyrën e re dhe mirënjohjen e thellë për mbështetjen e përhershme të Gjermanisë ndaj Kosovës.
Quni tha se “edhe donacioni që pranojmë sot është në vazhdën e ndihmës së madhe të Gjermanisë, ministrisë së saj të mbrojtjes dhe forcave gjermane për ndërtimin, zhvillimin dhe avancimin në stadin aktual të ministrisë dhe forcave tona”, përcjell Klan Kosova.
Ministri Quni vlerësoi lart edhe angazhimin e oficerëve dhe nënoficerëve gjerman në kuadër të ekipit të NALT nën lidershipin e gjeneralit Best i cili vazhdon traditën e paraardhësve tjerë me profesionalizëm dhe efektivitet të lartë.
“Gjermania si vend mik yni, është njëri ndër partnerët tanë kryesor strategjik dhe se sukseset tona të deritashme, bashkë me partnerët tjerë, janë të arritura të përbashkëta”.
Rohde, ritheksoi zotimin e Gjermanisë për vazhdimin e mbështetjes së FSK-së për të arritur objektivat e saj zhvillimorë dhe shprehu konfirmimin për intensifikimin dhe thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit bilateral.
Pas takimit, ministri Quni dhe ambasadori Rohde, morën pjesë në ceremoninë e pranim- dorëzimit të donacionit me vlerë prej 500 mijë euro në Regjimentin e Mjekësisë, respektivisht Qendrën Mjekësore të FSK-së.
Ambasadori gjerman gjatë ceremonisë tha se “është kënaqësi e veçantë që sot, gjatë vizitës time të parë në Ministrinë e Mbrojtjes, në emër të Qeverisë Gjermane, kam rastin të dorëzoj një donacion të madh me pajisje mjekësore. Ky donacion do t’i mundësoj Shërbimit Mjekësor të FSK-së për të ngritur gatishmërinë e FSK-së në mënyrë që ajo të arrijë të ashtuquajturin, kapacitet të “Rolit 1″ të NATO-s. Realizimi i këtij donacioni ka qenë një bashkëpunim gjermano-kosovar në mes të këshilltarëve gjermanë dhe ekspertëve mjekësorë të FSK-së”.
Në fund, Quni shprehu rëndësinë që kanë këto pajisje për aftësimin e personelit tonë për të qenë të gatshëm gjithmonë për reagim dhe trajtim të ndërsjellë në operacione dhe shpëtimit të jetërave të qytetarëve. “Për çdo jetë të shpëtuar do të jemi krenar së bashku” theksoi në fund, ministri Quni.
Të tjera
-
Me inciativë të Pacollit, së shpejti një shesh në Nairobi do të emërohet me emrin e Nënë Tereza- do të ngritet edhe shtatore
Jetlir Zyberaj, ish-shefi i stafit të ish-presidentit Behgjet Pacolli, ka njo...
-
“Qytetarët e Klinës janë forca ime dhe e AAK-së”- Haxhi Ibishi me plotë emocione flet për hapjen e fushatës së AAK-së
Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Haxhi Ibishi me n...
-
Arrestimi i Arsenijeviqit në veri, deklarohen nga Policia e Kosovës
Kryetari i Demokracisë Serbe, Aleksandar Arsenijeviq është liruar pas arresti...
-
Valdrin Sahiti i ashpër për politikanët: Aty ka njerëz që s’kanë menaxhu as në shtëpi të vet
Figura nga kultura e sporti i janë bashkuar partive politike për të garuar në...
-
Xhemaili i AAK-së: Kjo madhështi e hapjes së fushatës na përcjell drejt fitores me 9 shkurt
Kandidati për deputet nga koalicioni i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës me n...
-
Haradinaj: Kurti në pozicionin e njëjtë me Dodikun dhe Vuçiqin sa i përket angazhimit për anëtarësim në NATO
Kandidati i AAK-së për kryeministër të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kritikua...
-
Krasniqi për Qeverinë Kurti: Mburracakë jokompetentë që s’kanë bërë asgjë, potenciali i Kosovës u shpërdorua për katër vjet
Sonte, në ditën e dytë të fushatës zgjedhore, Partia Demokratike e Kosovës ka...
-
Bedri Hamza: Me masivitet të jashtëzakonshëm Ferizaj i dha sonte mbështetje misionit tonë për Kosovën
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, nga tubimi në Fe...
-
“Albin Kurti është enciklopedi e gjallë. Fat i mirë që e kemi kryeministër”, ky është vlerësimi i babait të Doarsa Kicës, “të përkëdhelurës” së Lumir Abdixhikut të LDK-së
Babai i Doarsa Kicës, Xhelil Kica, profesori i njohur dhe i respektuar, ka dh...
-
Minatori i Trepçës i dhuron Albin Kurtit gur të çmuar pasi përfundoi fjalimin në tubimin në Mitrovicë
Një minator i Minierës së Trepçës ka sjellur një gur të çmuar në tubimin e Lë...
-
Arsenijeviq pengon policinë, momenti kur arrestohet në Mitrovicë (PAMJE)
Kryetari i Demokracisë Serbe, Aleksandar Arsenijeviq, është ndaluar në shëtit...
-
Hamza: Ju siguroj që me mua si kryeministër, Kosova do të jetë më e zhvilluar
Kandidati i Partisë Demorkatike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, par...