Nis peticioni për shkarkimin e Zafir Berishës nga Koordinatori për siguri kibernetike: Po rrezikohet siguria nacionale
Autori: Gazeta inFokus
13:30 | 23 September 2020
Një peticion është nisur në internet ku kërkohet shkarkimi i Zafir Berishës nga posti i Koordinatorit Nacional për siguri kibernetike.
Këtë peticion e ka nisur Dardan Beqiri, e që është për Qeverinë e Kosovës, Kryeministrin Avdullah Hoti dhe Parlamentin e Kosovës, shkruan Gazeta Infokus.
Peticioni ka marrë afër 200 nënshkrime deri tash.
Peticioni është në këtë link.
Beqiri thotë që si njohës i sigurisë kibernetike e qytetar i Kosovës bën thirrje për shkarkimin e Berishës, për të cilin thotë se nuk mund ti besohet veçse është 1.83 cm i gjatë dhe se brenda pak orësh iu hakua profili në Facebook.
“Si njohës i qeshtjeve të sigurisë Kibernetike dhe si qytetar i Republikes së Kosoves ju kerkoj të ju bashkangjiteni këtij Peticioni per Shkarkimin e z. Zafir Berisha nga pozita Koordinatorit Nacional për siguri kibernetike.
Emerimi i z. Berisha ne këtë pozitë paraqet rrezik Nacional për sigurinë tonë.
Si mund ti besojmë sigurinë e të dhënave tona dikujt që në diten kur e merr poziten Koordinatorit Nacional për siguri kibernetike i Hakohet llogara në Facebook, per aq kohë sa aj nuk mund ti mbrojë të dhënat e veta, si mund të Koordioj mbrojtjen e të dhënave të Shtetit të Kosoves (ndoshta sepse është 1.83 i gjatë!!?)”, ka shkruar Beqiri.
Ndërsa ka thënë që Siguria Kibernetike nuk përmban elemente politike, shkruan Gazeta Infokus.
“Qasja në informata është arma me e fortë që mund të keshë sot, andaj në menyrë që të jemi të sigurtë duhet emruar Ekspert të fushes në pozita kaq të ndjeshme.
Populli ynë meriton ta dij sakt ku qëndron rreziku; Menagjimi i Sigurisë Kibernetike Nacionale është njëra prej detyrave me pergjegjësinë më të lartë.
Që të kuptohet qartë problemi: Mbrojtja e dobët Kibernetike mundëson qasje në dokumenta të ndjeshme qoftë Shtetërore qoftë private (Mos u habit nese neser krejt fotografite tua private i sheh ne Facebook ose Nese te vjen me pagu kestin e Kredise pa marr kurr kredi ose ose nese dikush ne Indi e ka ble nje Laptop me Karten tane te Kreditit, edhe shembulli ma i ran: dikush ta ka vjedh identitetin e tu u paraqit si ti ka ba krim… nga mas gjykatave tani!!!).
Pozita e Koordinatorit Nacional për siguri kibernetike duhët ti besohet dikujt që e din qe perveq instalimit të Antivirusit dhe Upate të zakonshme duhët edhe qindra e mijra parametra të plotësohen e precizohën. Gjatësija e përsonit në fjalë flet më shumë për arrogancen e tij karrshi pozites sesa per ndonje karakteristikë interesante.
Bota është e mbushur me djem e vajza Kosovar/e që janë ekspert të fushes dhe kanë njohuri të thella ne aspektet e Sigurisë Kibernetike, andaj me anë të këtij Peticioni kërkojmë nga Parlamenti i Republikës së Kosoves dhe Qeveria e Republikes së Kosoves perkatësisht nga Kryeministri Avdullah Hoti: Shkarkimin e menjeherëshem të z. Zafir Berisha nga pozita e Koordinatorit Nacional për siguri kibernetike, njëkohësisht kërkojmë që për pozita të tilla të Sigurisë Nacionale të emerohën Ekspert të fushave të cilet kanë Eksperiencë mbi 15 Vite në fushën përkatëse”, thuhet në peticion./Gazeta Infokus/

T� tjera
-
Përparim Rama poston video me AI duke e dribluar Kurtin, Dejonën e Muratin
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka postuar në TikTok një video të gjener...
-
Pacolli takon drejtorin e ISA-së, diskutohen mundësitë e zhvillimit të energjisë diellore
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka zhvilluar...
-
Aksident i rëndë në autostradën në Prizren
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në autostradën në Prizren. ...
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...

































