Sveçla për operacionin e policisë në Prizren: Falsifikimi i monedhave – shqetësuese dhe vepër penale
Autori: Gazeta inFokus 20:55 | 14 March 2023
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë sot se dukuria e prodhimit dhe futjes në qarkullim të monedhave të falsifikuara vazhdon të mbetet fakt tejet shqetësues përveç që një akt i tillë është edhe vepër penale.
Ai tregoi se Policia e Kosovës dhe akterët tjerë të sigurisë janë të angazhuar maksimalisht në lokalizimin dhe sjelljen para drejtësisë të të gjithë atyre që janë të përfshirë në këtë aktivitet ilegal.
Kësisoj, i pari i MPB-së u shpreh se njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion në kuadër të Policisë së Kosovës sot ka zhvilluar me sukses operacionin në Prizren që rezultoi me arrestimin e dy personave, sekuestrimin e parave të falsifikuara dhe sekuestrimin e pajisjeve që kanë shërbyer për prodhimin e tyre.
“Do të vazhdojmë angazhimin dhe bashkëpunimin me akterët e sigurisë për reagim ndaj çdo veprimtarie që prekë dhe dëmton mirëqenien dhe sigurinë e qytetarëve tanë”, shkroi ai në Facebook.
Sipas Policisë, totali i parave të sekuestruara është 1,704 euro monedha metalike (nga dy euro).
“Pas kontrollit të automjeteve, në automjetin e parë janë gjetur: Monedha në sasi prej 850 x 2 = 1700 euro. Ndërsa ne automjetin e dytë janë gjetur: Monedha në sasi prej 2 X 2=4 4uro, një kallëp metalik rrethor i zbrazët i monedhës metalike dy euro (shabllon), pesë copa te vogla metalike rrethore të monedhës dy euro (shabllone) dhe katër telefona mobil”, njoftoi Policia të martën.
“Me urdhër të prokurorit janë kontrolluar dy shtëpi, pronë e të dyshuarve: B.D. dhe T.K., të njëjtit janë intervistuar në prezencë të avokatëve mbrojtës. Të dyshuarit me aktvendim të prokurorit janë ndaluar për 48 orë”.
Të tjera
-
Konfiskimi i pasurive të oligarkut rus për të financuar Ukrainën ndeshet me sfida ligjore dhe financiare
Kur një super jaht me vlerë prej 230 milionë dollarë mbërriti në portin Evere...
-
Në OKB, sot votohet për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara pritet të votojë sot në orën ...
-
Zyrtarë të BE-së sot vizitojnë Suharekën
Zyrtarë të Bashkimit Evropian, sot pritet të vizitojnë qytetin e Suharekës. ...
-
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqë...
-
Mblidhen sot tri komisione të Kuvendit
Sot do të mblidhen tre komisione të ndryshme të Kuvendit të Kosovës. Duke ...
-
Sot mblidhet Kuvendi i Kosovës
Kuvendi i Kosovës sot do të mblidhet për dy seanca. Njëra është vazhdimi i...
-
Policia kërkon ndihmë për kapjen e personit që pla*gosi tre persona në Pejë
Policia e Kosovës kërkon bashkëpunim me qytetarët për të kapur të i cili mbrë...
-
Netanyahut dhe Gallantit do t’i ndalohet hyrja në 124 vende
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe Ministri i Çështjeve Ushtarake t...
-
Rreth 500 intelektualë i kërkojnë Macronit të njohë Palestinën pa vonesa të mëtejshme
Rreth 500 intelektualë dhe figura kulturore franceze lëshuan një thirrje duke...
-
Dy prej të plag*osurve në Pejë hyjnë në operim – ngjarja dyshohet se ndodhi për shit-blerjen e një veture
Tre të plagosurit në Pejë kanë mbërritur në Qendrën Klinike Universitare të K...
-
Mot sot i vranët dhe me riga shiu
Instituti Hidrometeorologjik ka ka bërë të ditur se në Kosovë do të mbajë mot...
-
Elezi: Ka tregues që Enver Sekiraqes iu mundësua arratisja
Njohësi i çështjeve të sigurisë, Bedri Elezi, dyshon se në arratisjen e Enver...