Lajme

Sulmohet me armë zjarri një burrë në Obiliq

Autori: Gazeta inFokus 09:47 | 21 February 2023

Një burrë në Obiliq ka njoftuar Policinë e Kosovës se ishte sulmuar me armë zjarri nga dy persona, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas tij, personat e dyshuar kishin qenë në lëvizje me veturë.

“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se gjersa ishte duke lëvizur me veturë në rrugë, dy persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij. Në vend ngjarje nuk është gjetur asgjë e dyshuar apo ndonjë dëmtim i veturës”, thuhet në raportin e policisë.

-Advertisement-

Rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 17:00, dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera