Lajme

Sulmet kibernetike/ Izraeli: Të gatshëm të ndihmojmë Shqipërinë

Autori: Gazeta inFokus 13:53 | 13 September 2022

zraeli është i gatshëm t’i vijë në ndihmë Shqipërisë në mbrojtjen kibernetike.

Garancitë iu dhanë ministres Olta Xhacka, nga zv/ministri zëvendësministri i Jashtëm Idan Roll, gjatë një takimi në Berlin.

“Kam folur me ministren e jashtëm shqiptare Xhacka Olta në Shaping. Unë shpreha vlerësimin e Izraelit për vendimin e Shqipërisë për të ndërprerë marrëdhëniet e saj diplomatike me Iranin dhe ofrova të ndajmë njohuritë dhe përvojën tonë në mbrojtjen kibernetike. Ne do të vazhdojmë të forcojmë bashkëpunimin ndërmjet nesh”, tha Roll në Twitter.

-Advertisement-

Shqipëria njoftoi ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Iranin, duke e fajësuar atë për sulmin kibernetik të 15 korrikut që mbylli përkohësisht shumë shërbime dhe faqe interneti të qeverisë. Gjatë fundjavës, Ministria e Brendshme e Shqipërisë akuzoi Teheranin për një tjetër sulm që synonte sistemet kompjuterike të policisë kombëtare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera