Sport

Statistikat e Kosovës dhe Maltës në pesë ndeshjet e fundit

Autori: Gazeta inFokus 18:58 | 11 October 2018

Përfaqësuesja e Kosovës sonte zhvillon ndeshjen e xhiros së tretë në Ligën e Kombeve, ku takohet me Maltën.
Kombëtarja e Maltës është skuadra e radhës që viziton stadiumin ‘Fadil Vokrri’, për t’u përballur me Kosovën në ndeshjen që fillon nga ora 20:45.

Kjo sfidë e gjen në një formë të mirë Kosovën, që nën drejtimin e trajnerit Bernard Challandes, nuk dinë për humbje.

Në pesë ndeshjet e fundit, Kosova ka realizuar katër fitore dhe një barazim, me tetë gola të shënuara, dhe asnjë të pranuar.

-Advertisement-

Për fatin e mirë të Kosovës, formë aspak të mirë nuk po gëzon Malta.

Kjo kombëtare në pesë ndeshjet e fundit nuk di për fitore, duke barazuar dy herë e duke u mundur tri herë.

Në pesë ndeshjet e fundit, Malta ka realizuar tri herë, ndërsa ka pranuar jo më pak se 11 gola.

Vlen të ceket se llogaritjet janë bërë në pesë ndeshjet e fundit, përfshirë ndeshjet zyrtare dhe ato miqësore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera