Sport

Statistika që dëshmon se Messi është vendimtar të Barcelona edhe nëse nuk shënon gol

Autori: Gazeta inFokus 22:06 | 04 January 2021

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi nuk është në sezonin më të mirë, gjë që nuk e befason askënd.

Argjentinasi sidoqoftë vazhdon të jetë vendimtar për klubin, nga i cili kërkoi largimin verën e kaluar dhe Barcelona është shumë me pak e rrezikshme kur ai mungon, transmeton lajmi.net.

Këtë Messi e dëshmoi në përballjen ndaj Huesca, meqenëse asistimi i tij të Frenkie de Jong i dhuroi fitoren blaugranasve.

-Advertisement-

Ishte asistim që jo shumë lojtarë do arrinin ta bënin, por Messi e dëshmoi se e bën diferencën.

“Goli që shënuan erdhi nga gjeniu Lionel Messi”, tha dje pas ndeshjes portieri i Huescas, Alvaro Fernandez.

Me atë pasim Messi ka arritur në shifrën e 300 asistave, derisa ka bërë 750 paraqitje për Barcelonën në të gjitha garat.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera