Lajme

Nora Gjakova bëhet anëtare e Komisionit të Sportistëve të IJF-së

Autori: Gazeta inFokus 15:53 | 20 June 2025

Kampionia olimpike, Nora Gjakova është zgjedhur zyrtarisht anëtare e Komisionit të Sportistëve të IJF-së, (Federata Ndërkombëtare e Xhudos).

Kjo është bërë e ditur nga Federata e Xhudos së Kosovës.

“Pas një karriere të shkëlqyer si Kampione Olimpike, medaliste botërore dhe kampione evropiane, Nora tani do të japë kontributin e saj edhe jashtë tatamit, në një rol vendimtar për të ardhmen e sportit të xhudos”.

-Advertisement-

“IJF vlerëson lart eksperiencën, perspektivën dhe përkushtimin e saj, cilësi këto që do ta bëjnë Norën një përfaqësuese të jashtëzakonshme për xhudistët kudo në botë”.

“Urime, Nora! Ti jo vetëm që e ke ngritur flamurin e Kosovës në arenat më të mëdha, por tani po ndihmon edhe në formësimin e të ardhmes së xhudos për brezat që vijnë. Jemi me ty dhe krenarë për ty, sot dhe gjithmonë!”, thuhet në njoftimin e kësaj federate të publikuar në Facebook.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy