Isni Kilaj tregon se shujtat në Hagë ua kanë sjellë të ngrira
Autori: Gazeta inFokus
16:35 | 20 November 2026
Ish-komandanti i UÇK-së, Isni Kilaj, i cili u lirua më 17 nëntor nga Gjykata Speciale, në një rrëfim të padëgjuar më parë, ka treguar se si ishte jeta brenda mureve të paraburgimit pranë Dhomave të Specializuara. Në një intervistë për RTV21, Kilaj tha se gjatë kohës së paraburgimit u kanë sjellë ushqime të ngrira, të cilat, sipas tij, kanë qenë të pangrënshme.Sic thotë, me atë llojë ushqimi nuk mund të mbijetohet.
“Një shujtë 24-orëshe është kur ata na e sjellin në orën 11:00. Është një ushqim i ngrirë, tamam sikur në dasma, në një pjatë të sheshtë plastike, së bashku me pirunë. Ushqimet janë të ngrira, që sigurisht kanë qëndruar me muaj ose me vite. I ngrohin ato në mikrovalë dhe na i sjellin, por edhe për shkak të melmesave që përdorin, si dhe faktit që ushqimi ka qëndruar shumë gjatë, ai është i pangrënshëm. Ne kemi bërë vazhdimisht vërejtje. Iu kemi drejtuar Ombudspersonit në Hagë dhe drejtorisë së Gjykatës aty, por asnjëherë nuk kanë ndërmarrë veprime për ta ndryshuar mënyrën e përgatitjes apo llojin e ushqimit që u shërbehet të burgosurve”.
Kilaj, i cili më 17 nëntor u lirua nga Dhomat e Specializuara pasi u shpall i pafajshëm për të gjitha akuzat që rëndonin ndaj tij, tregon se ushqimet i blinin me financat e tyre, përmes një porosie sipas rregullave të Gjykatës Speciale, e cila u vinte vazhdimisht me një javë vonesë.
“Një e mirë këtu ka qenë se kemi pasur të drejtë ta blejmë vetë ushqimin. E kemi pasur një listë të ofruar nga njësia e paraburgimit dhe ne kemi përzgjedhur ushqimet, kemi bërë pagesën dhe ato na janë sjellë vazhdimisht me një javë vonesë. Kemi pasur kushte brenda për të përgatitur ushqim. Të gjithë kemi blerë ushqim, sepse nuk kemi mundësi të jetojmë me një ushqim të tillë, çfarë na ofrojnë ata. Është një kuzhinë e përbashkët, ku mund të takoheshim dhe të përgatisnim ushqim”, ka deklaruar Kilaj./rtv21

T� tjera
-
Asociacioni i Komunave i reagon Kurtit: Boll ma me përçmime, uluni me kryetarët, dëgjoni hallet e mbani premtimet
“Unë jam i bindur se në Kosovë jetohet shumë më mirë si qytetar i Republikës ...
-
Nën kërcë*nimin e thi*kës i mori 7660 euro punonjëses, aktakuzë ndaj një personi në Gjakovë
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me ini...
-
Shiroka Pula pret në takim ambasadoren e Suedisë, flasin për integrimin evropian të Kosovës
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim ambasadoren e Sue...
-
Merret vendimi për rrënimin e objekteve pa leje në oborrin e QKUK-së
Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka përfunduar verifikimin e pronësisë s...
-
Vrasja e Triumf Rizës, Gjykata Themelore i dënon me nga 18 vite burg Ilir e Rrahim Abdullahun
Gjykimi ndaj Ilir Abdullahut i njohur me nofkën “Liza” dhe Rrahim Abdullahu i...
-
Gjini pret Prattipatin: Aleanca do të jetë e pakompromis në mbrojtjen e demokracisë
Kreu i Aleancës, Ardian Gjini, ka pritur sot në takim të Ngarkuarën me Punë n...
-
Gazeta zvicerane zbulon të kaluarën kriminale të Rrahman Hotit, tregon se si e vrau gruan para 13 vitesh në St.Gallen
Gazeta zvicërane “Blick” ka dhënë detaje të tjera për të kaluarën kriminale t...
-
Gjykata Administrative urdhëron Komunën e Vitisë ta sistemojë në punë Visar Misinin, ishte shpallur fitues i konkursit
Gjykata Administrative, me aktgjykimin e 4 nëntorit 2026, ka aprovuar në tërë...
-
Kuvendi nis hartimin e Agjendës Parlamentare për Barazi Gjinore 2027–2030
Fillon hartimi i Agjendës Parlamentare për Çështje të Grave dhe Barazi Gjinor...
-
Tre persona dënohen me nga 7 vjet burgim për trafikim të narkotikëve në Prishtinë, dy të tjerë lirohen nga akuza
Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, ka shpallur aktgjykimin...
-
KEDS-i: Erërat dëmtuan rrjetin elektrik, po punojmë për rikthimin e plotë të furnizimit
KEDS-i ka njoftuar se ekipet janë duke punuar në terren për sanimin e plotë t...
-
Drançolli për rastin e Arlindës: U diskutua si rastet tjera, pa ndonjë rekomandim nga unë apo anëtarët e mekanizmit
Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me rastin e Arlinda Zekajt ka nisur i...




























