Sport

Rion Rushiti kalon te Prishtina e Re – marrëveshja është arritur

Autori: Gazeta inFokus 13:46 | 25 June 2025

Skuadra e Prishtinës së Re ka zyrtarizuar përforcimin më të ri për sezonin e ardhshëm. Bëhet fjalë për mesfushorin Rion Rushiti, i cili sezonin e kaluar ishte një nga lojtarët më të dalluar të Ramiz Sadikut.

Burime brenda klubit konfirmojnë se marrëveshja është arritur dhe pritet vetëm prezantimi zyrtar. Rushiti shihet si një shtesë e rëndësishme për ambiciet e Prishtinës së Re në garat e reja.

Me këtë transferim, klubi ka përmbyllur me sukses një tjetër marrëveshje në afatin kalimtar, duke synuar të ndërtojë një skuadër konkurruese për sezonin 2025/26.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy