Lajme

“Nga zemra e qytetit te fusha e blertë – Bizneset e Klinës bashkohen për të ndihmuar KF Dukagjinin

Autori: Gazeta inFokus 18:20 | 21 June 2025

Në qytetin e Klinës po zhvillohet një mobilizim i madh në përkrahje të klubit futbollistik Dukagjini, i cili garon në elitën e futbollit kosovar – Superligën e Kosovës,  shkruan Gazeta Infokus.

Bizneset lokale janë bërë bashkë për të ndihmuar klubin, duke kontribuar me mbështetje të rëndësishme financiare dhe logjistike, në shenjë besimi dhe krenarie për përfaqësuesin e vetëm sportiv të qytetit në nivelet më të larta.

KF Dukagjini, që prej viteve të fundit ka shënuar progres të vazhdueshëm, është kthyer në simbol të bashkimit qytetar dhe pasionit për sportin, duke e bërë gjithë Klinën të qëndrojë pas tij me zemër e me zemërgjerësi.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy