Sport

Kelmend Halili kërkon triumfin e tretë në boksin profesionist!

Autori: Gazeta inFokus 21:02 | 25 June 2025

Boksieri shqiptar, Kelmend Halili, të shtunën do të kërkojë triumfin e tretë në boksin profesionist.

Spektakli i boksit do të mbahet në Unterschleisshein Bayern të Gjermanisë dhe organizohet nga promotori i suksesshëm shqiptar, Agron Kurtishi – A.K Promotion. Ky event është titulluar “Ring Of Fire 20”

26-vjeçari Halili do të përballet me sllovakun Ales Odraska.

-Advertisement-

“Do të jetë një përballje e fortë. Të dy jemi pa humbje. Premtoj më të mirën për të arritur fitore. Pres përkrahje të madhe nga të gjithë shqiptarët”, u shpreh Halili për Gazetën Infokus.

Të dy janë pa humbje në kateroinë super-welter (70kg).

Boksieri nga Lushnja e Shqipërisë ka dy fitore, kurse kundërshtari tri dhe që të gjitha me nokaut.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
GP Aviation dhe PrishtinaTicket me fluturime direkte dy herë në javë drejt Parisit!
-Advertisement-

Të tjera