Lajme

Sot ndaj Ilir Metës nisën hetimet, ai ia ‘krisë’ valles

Autori: Gazeta inFokus 23:26 | 24 August 2022

SPAK ka nisur sot hetimet për Ilir Metën, por kjo nuk e ka penguar kryetarin e Partisë së Lirisë të festojë.

Ai ka postuar një video në faqen e tij zyrtare në Instagram ku është duke kërcyer valle me një grup të rinjsh në Jalë.

“Kjo rini të përfshin në vrullin e saj. E pamundur të mos i ndjekësh në rrugën e tyre,” shkruan Meta, teksa shfaqet i buzëqeshur dhe duke kënduar.

-Advertisement-


Përmes një njoftimi për mediat,  SPAK sqaroi këtë të mërkurë se ka kërkuar nga KQZ një kopje të formularit të vetëdeklarimit për Ilir Metën ‘si pjesë e hetimeve që po kryen Prokuroria e Posaçme për padinë e bërë nga ish-deputeti Halit Valteri.

Në qershor të këtij viti, Vlateri paditi ish-presidentin me akuzën se gjatë kohës që ka qenë në pushtet ka përfituar para nëpërmjet korrupsionit dhe këto i ka përdorur për lobim. Pjesë padisë është edhe Monika Kryemadhi dhe Vangjel Tavo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera