Lajme

Sot i përfundon punimet seminari i AP-së së NATO-s

Autori: Gazeta inFokus 07:25 | 10 October 2022

Sot përfundojnë punimet e Seminarit të 102-të Rose-Roth i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, me temën “Integrimi euro-atlantik i Ballkanit Perëndimor: sfidat e zgjatura, realitetet e reja dhe perspektivat e ardhshme“, në të cilin po marrin pjesë 100 persona, duke përfshirë deputetë nga vende anëtare të NATO-s dhe vendet partnere.

Në ditën e fundit të seminarit do të flitet për forcimin e rendit dhe ligjit, ku të ftuar janë: Xhelal Sveçla, Ministër i Punëve të Brendshme,

Hubert Van ECK KOSTER, Shef i Njësisë për Monitorimin e Rasteve, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë etj, raporton RTKlive.

-Advertisement-

Seminari i 102-të Rose-Roth organizohet në bashkëpunim me Kuvendin e Kosovës, nën udhëheqjen e kryetarit të Delegacionit të Kuvendit të Kosovës në AP të NATO-s, deputetit Driton Hyseni, si dhe me përkrahjen e Qeverisë zvicerane e të Qendrës së Gjenevës për Qeverisje të Sektorit të Sigurisë (DCAF), së bashku me Komisionin për Ekonomi dhe Siguri.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera