Sport

Skuadra kosovare prezanton 11 përforcime! (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 10:28 | 26 July 2018

11 përfocimet që u prezantuan sot janë një pjesë e dëshmisë se Abedin Salihu-Dino detyrën e postit të kryetarit të KF Ulpiana e ka marr shumë seriozisht.

Dhe këtu nuk mbaron e gjithë përpjekja e Dinos për ta konsoliduar klubin të cilin e trashëgoi në gjendje të rëndë, përpos kompletimit të kryesisë me njerëz të cilët janë garanc për kthimin e rregullit në klub, Dino në planet e tij parasheh edhe përforcime tjera ne pasurimin e fondit të lojtarëve.

Emrat e përforcimeve u bënë të njohur për publikun me prezantimin e tyre në një konferen të mbajtur sot në ambientet e klubit lipjanas, me ç’rast kryetrajneri i KF Ulpiana, Astrit Rrahmani foli fjalët më të mira për ta, shkruan Ulpianapress.

-Advertisement-

‘’Synimet e klubit të KF Ulpiana janë të kthehemi në Ligën e Parë sepse organizimi i klubit ëshë duke shkuar shumë mirë si prej nga anës financiare ashtu edhe ardhjet e reja të lojtarëve janë 90 përind nga komuna e Lipjanit të cilët kanë qenë të angazhuar nëpër klube të ndryshme dhe ne presim shume prej tyre ‘’, ka thënë Rrahmani.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera